Besa Shahini largohet nga detyra, Evis Kushi emërohet ministre e re e Arsimit

Besa Shahini është larguar nga detyra si ministre e Arsimit. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Rama, ndërsa këtë pozicion do ta marrë tashmë Evis Kushi.

Evis Kushi do të jetë ministrja e re e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, pas dorëheqjes nga kjo detyrë të ish-ministres Besa Shahini.

Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi të zhvilluar për zëvendësimin e pozicionit mes Besa Shahinit dhe Evis Kushit.

Kryeministri Rama duke e falënderuar Shahinin për punën e bërë theksoi se “jam i bindur që çfarë nuk është arritur do të vlerësohet për shkak të kohës aktuale. Pa diskutim do të vlerësohet në kohë sepse e vërteta është që puna e Ministrisë së Arsimit në këto 7 vite ka pësuar një ndryshim radikal”.

Shahini u shpreh se “e kam të vështirë të vazhdoj edhe një mandat tjetër larg familjes. Kisha fatin të kontribuoj për arsimin në Shqipëri”.

Në fjalën e saj, ministrja e re e emëruar, Evis Kushi u shpreh se “është privilegj shumë i lartë për mua pas 7 vitesh angazhimesh politike të jem ministre e Arsimit, është përgjegjshmëri e lartë të drejtoj këtë ministri”.

Kush është Evis Kushi, ministrja e re e Arsimit? 

E lindur më 7 Tetor 1975, zonja Kushi gjatë viteve 1993-1997, ka kryer në Fakultetin Ekonomik, dega Administrim Biznesi, në Universitetin e Tiranës.

2003-2008: Grade shkencore në Ekonomi Turizmi në Staffordshire University, Angli. Më 2 nëntor 2010 ka marrë titullin Akademik “Profesor i Asociuar” Universiteti Aleksander Moisiu Durres.

Më 26 qershor 2016: Titulli Akademik “Profesor” UBT.

Angazhimi Politik

Karriera politike: Anëtare e PS që prej marsit 2013. Anëtare e Kryesisë së PS që prej Prill 2016. 2013 e në vazhdim: Deputete ne Kuvendin e Shqipërisë.

Karriera profesionale: 2012-2013, Dekane në Fakultetin e Ekonomisë. Universiteti “A. Xhuvani”, Elbasan. 2010-2012: Shefe Departamenti ‘Ekonomi dhe E drejte”, Fakulteti i Ekonomisë.

Universiteti A. Xhuvani, Elbasan. 1998-2012: Lektore në Universitetin A. Xhuvani, Elbasan. Lektore ne Universitetin Nderkombetar te Struges, Fakulteti i Ekonomise. Lektore ne Universiteti Shteteror te Tetoves.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
2 comments
  1. 432250 270503Im not that considerably of a internet reader to be honest but your web sites actually good, keep it up! Ill go ahead and bookmark your internet site to come back later. All the very best 739603

  2. 651033 55050light bulbs are very good for lighting the home but stay away from incandescent lamps because they generate so much heat;; 502858

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Fëmijët që e kanë të pamundur rikthimin në shkollë do mësojnë përmes televizorit

Next Article

Për një bashkëpunim efektiv me prindërit këtë vit shkollor

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427