Mbrëmjen e djeshme, në mjediset e librarisë “Tirana Times” u organizua një takim letrar me shkrimtarin dhe studiuesin Ardian Vehbiu, mes miqve, kolegëve dhe lexuesve mbi veprën Castigat, të botuar nga Albas. Takimi i mbushur me diskutime, lexime, batuta dhe histori interesante, u drejtua nga paneli i përbërë nga shkrimtarja dhe botuesja Rita Petro, nga autori Ardian Vehbiu dhe studiuesja Ledi Shamku Shkreli.


Vëllimi me tregime Castigat, i botuar në nëntor të vitit të kaluar nga shtëpia botuese Albas, u promovua me një bisedë virtuale në stendën e shtëpisë botuese gjatë Panairit të Librit “Tirana 2021”. Kombinimi i shkrimit publicistik, letrar dhe eseistik spikat në tregimet e autorit, çka e bën veprën akoma më të dashur për lexuesit.

Aktiviteti i shëmbëlleu një peizazhi kulturor të fjalëve dhe shkëmbimit të historive. Gjatë bisedave, autori Vehbiu ndër të tjera u ndal edhe te shpjegimi i titullit që provokoi ndjeshëm publikun: Castigat ridendo mores, e ardhur nga latinishtja dhe që nënkupton një korrigjim të zakoneve duke qeshur me to.




© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
37558 483602I adore your wordpress internet template, wherever would you download it from? 449178
336773 967958A thoughtful opinion and suggestions Ill use on my web page. Youve clearly spent some time on this. Properly carried out! 244383