Arsyet pse mësimdhënësit kudo në botë po fillojnë të japin dorëheqjen

Ju mund të mendoni se dorëheqja do të ishte një shqetësim mjaft i madh për liderët politikë kudo…por kohët e fundit nuk po ndodh kështu me mësimdhënësit. Ata i kanë disa arsye të forta pse po e braktisin profesionin e tyre, të cilat renditen në këtë shkrim.

Një mësuese amerikane, Angela Barton, e cila jep mësim prej 25 vitesh, duket se e ka vënë re revoltën e mësuesve nëpër botë, të cilët po e braktisin gjithnjë e më shumë profesionin e tyre. Ajo rendit disa nga arsyet se pse ata e bëjnë këtë gjë, teksa ka marrë parasysh edhe realitetin ku ajo jeton dhe punon.  

1. Mungesa e stafit mbështetës

Ne kemi nevojë për staf mbështetës. Ata po largohen sepse jemi ne, mësuesit, dhe kjo na e bën punën më të vështirë. Tani duhet t’i pastrojmë vetë klasat tona, edhe nëse kemi mbaruar orët mësimore.

2. Mosbalancimi i punës/jetës personale

Kush ka energji për një jetë personale? Ne nuk kemi kohë për të dalë ose për t’i ndihmuar fëmijët tanë me detyrat e shtëpisë me kërkesat e punës për vlerësimin, planifikimin dhe përgjigjen ndaj prindërve.

3. Drejtuesit e pakuptueshëm

Sapo disa mësues kalojnë të punojnë në pjesën e administratës, duket se ata e harrojnë se si ishte të jesh mësues. Fuqia e fituar rishtazi fshin të gjitha kujtimet e betejave që hasen si mësues. Vëzhgimet shpesh ndihen si sulme personale në vend të mbështetjes.

4. Ndryshimi i kurrikulave ose programeve mësimore

Sapo ne fillojmë të përshtatemi me programet ekzistuese, duke i organizuar të gjitha nëpër dosje, ndodh një ndryshim i ri, një risi…dhe kështu krijohen orë shtesë, të panumërta për të ribërë diçka tjetër nga e para, që në rastin më të keq, në fund del si diçka e panevojshme.

5. Nxënësit jashtë kontrollit

Nxënësit tanë janë duke vuajtur dhe gjithë këtë vuajtje po e nxjerrin mbi ne. Klasat tona janë bërë të pasigurta dhe ne jemi të dekurajuar dhe të qortuar kur dërgojmë nxënësit në zyrë për disiplinë ose këshillim.

6. Prindërit që na vënë poshtë

Ka prindër absolutisht të mahnitshëm dhe mbështetës. Pastaj, ka nga ata që mendojnë se kur fëmijët e tyre shpërqendrohen nga telefonat e tyre celularë është faji ynë. Ne quhemi dado në rrjetet sociale dhe kritikohemi në mënyrë të përditshme për gjithçka që nuk shkon me edukimin.

7. Shqetësimet nga Covid

Covid ka qenë pika e thyerjes për shumë njerëz që kanë menduar të lënë pas klasat e tyre. Tani ata po bëjnë pikërisht këtë gjë për shkak të shëndetit të tyre.

8. Cilësia e jetës

Me qiratë dhe çmimet e shtëpive në rritje përsëri, mësuesit ndonjëherë duhet të punojnë shumë punë që të fitojnë para më shumë sesa mund t’u ofrojë një rrogë arsimtari.

9. Mungesa e mbështetjes për mësuesit e rinj

Kjo është koha më e vështirë në historinë e arsimit për të qenë një mësues i ri. Ndërsa mësuesit veteranë dalin në pension herët, më shumë mësues të rinj të papërvojë po futen në situata të pamundura pa mbështetje apo mentorë.

10. Standarde të papërshtatshme zhvillimore

Në vitet ’70, kopshtarët mësonin se si të shkruanin shkronjat e alfabetit për një vit shkollor, tani presim narrativë të plota prej tyre. Pyetjet e standardizuara të testimit shkruhen aq të pakuptueshme, sa mësuesit nuk mund të kuptojnë as se çfarë kërkojnë.

11. Mbajtja e përgjegjësisë për dështimin e një nxënësi

Ne bëjmë çmos që një nxënës të mësojë. Por disa nxënës refuzojnë çdo lloj ndihme që ne ofrojmë. Kur këta nxënës dështojnë, ne dëgjojmë: “Nuk bëre mjaftueshëm”.

12. Politika para njerëzve

Mandate të panumërta të dështuara të qeverisë kanë premtuar përmirësimin e arsimit. Gjithë këto premtime, por asnjëherë pa pyetur mësimdhënësit se për çfarë kemi me të vërtetë nevojë. Si funksionon kjo?

13. Stresi dërrmues

Sipas studimit të Rand-it, stresi është arsyeja kryesore pse mësuesit largohen nga arsimi. Çdo punë ka stres, por jo çdo profesion e ndien peshën e tërë mbi supet e tyre.

Çfarë do të ndihmonte?

Ajo bazë xhami e kalitur për të cilën flasim të gjtihë ne mësuesit është respekti, udhëheqja e fortë mbështetëse, dhe pozitiviteti. Kjo do të jetë mjaft e fortë për të na mbajtur.

Pa këtë bazë të qëndrueshme, ne jemi absolutisht të pashpresë.

Era Baliu

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Prof. Dr. Ethem Ruka: Studentët dhe nxënësit, pasqyra ku ne pedagogët dhe mësuesit duhet të shohim veten tonë

Next Article

Shpjegimi se si të krijoni një aeroplan me materiale të ricikluara për fëmijët tuaj, në kushtet e shtëpisë

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427