Ky punim ka si qëllim të eksplorojë nevojat kryesore që kanë fëmijët me nevoja të veçanta për t’u integruar dhe përfshirë në sistemin arsimor të detyrueshëm, si dhe të evidentojë faktorët që do ta bënin këtë proces më të suksesshëm, bazuar në këndvështrimin e personave kyç si prindër, mësues, psikolog.
“Të jetosh si një person me nevojë të veçantë do të thotë të kesh kurajën dhe forcën të kapërcesh pengesa pakufi…”
Ky punim ka si qëllim të eksplorojë nevojat kryesore që kanë fëmijët me nevoja të veçanta për t’u integruar dhe përfshirë në sistemin arsimor të detyrueshëm, si dhe të evidentojë faktorët që do ta bënin këtë proces më të suksesshëm, bazuar në këndvështrimin e personave kyç si prindër, mësues, ofrues të shërbimit psiko-social brenda komunitetit shkollor dhe hartues të strategjive e materialeve ndihmëse si manualet e shërbimit.
Fëmijët më nevoja të veçanta, duhet të kenë qasje në shkolla të rregullta të cilat duhet të plotësojnë nevojat e tyre duke aplikuar qasjen pedagogjike, që synon fëmijët. Një parim themelor i shkollës gjithëpërfshirëse është që të gjithë fëmijët duhet të mësojnë së bashku, kudo që të jetë e mundur, pavarësisht vështirësive dhe diversitetit që mund të ekzistojë.
Fëmijët më nevoja të veçanta, gjendja dhe trajtimi i tyre në shkolla dhe në shoqëri, nuk mund të thuhet që përmbushin nevojat, liritë dhe të drejtat thelbësore të tyre në mënyrë të barabartë sikurse me të tjerët.
Shpesh përballemi me hipoteza mbi faktin se: Sa janë të integruar në arsim dhe në shoqëri fëmijët me nevoja të veçanta? A i plotësojnë kushtet infrastrukturore shkollat?
Edhe në ditët e sotme, hasim problematika ndaj qasjes së nxënësve me nevoja të veçanta, mospranime të tyre në shkolla gjithëpërfshirëse. Mungojnë edukimet psiko-sociale, kështu që prindërit, për shkak të mungesës së këtyre shërbimeve, detyrohen të paguajnë asistente private, edhe pse kjo i obligon institucionet shkollore duke u paraparë me ligj që të sigurojnë një gjë të tillë. Fëmijët ende nuk mund ta arrijnë qasjen në edukim apo integrimin në arsimin. Është një numër i vogël i fëmijëve që kanë arritur të integrohen. Adaptimi i këtyre nxënësve, duhet të vazhdojë më gjatë. Gjithnjë edhe më pak kemi mjedis stimulues për çdo nxënës. Ka një numër sfidash të rëndësishme të cilat duhen trajtuar në mënyrë që arsimimi gjithëpërfshirës i fëmijëve me aftësi të kufizuara të zbatohet me sukses:
- Nevoja për një kuptim më të mirë të aftësisë së kufizuar sipas modelit biosocial.
- Nevoja për të dhëna më të besueshme.
- Legjislacioni, politika dhe burime/buxheti.
- Përgjegjësi e ndarë ministrore.
- Institucionalizimi i shumë fëmijëve me aftësi të veçanta.
- Nevoja për identifikim shumë më të mirë, vlerësim të hershëm dhe përkujdesje.
- Arsimim në vitet e hershme.
- Pengesa fizike.
- Trajnim dhe mbështetje para-shërbimit e gjatë shërbimit për mësuesit.
- Nevoja për plane individuale arsimore.
- Marrëdhënia shtëpi-shkollë.
- Dhuna, ngacmimi dhe keqtrajtimi ndaj fëmijëve me aftësi të veçanta në shkolla.
- Mungesa e mekanizmave mbrojtës të ndjeshëm ndaj fëmijëve dhe ndaj atyre me aftësi të veçanta.
- Prindërit nuk besojnë në fëmijët e tyre dhe nuk janë të vetëdijshëm për të drejtat e tyre.
Se si sot trajtohen fëmijët me nevoja të veçanta dhe kujdesi që duhet kushtuar kësaj kategorie nuk mund të thuhet që është e kënaqur. Duhet realizuar krijim i masave stimuluese për motivim të mësuesve për punë me fëmijët me aftësi të veçanta; rregullimi i normativës ligjore me dispozitë ku prindi duhet të obligohet të dorëzojë dokumentacion për aftësinë e kufizuar të fëmijës së vet; sigurim i asistentëve personalë ku trajtimi i tyre të jetë më adekuat, kjo për shkak që ka ende mësimdhënës që nuk kanë edhe shumë njohuri për të punuar me këta fëmijë, nuk janë të gjithë mësimdhënësit të trajnuar, kanë mungesë tejet të madhe për asisetente mbështetëse sepse nuk mund t’i kushtosh kujdes të posaçëm fëmijëve me nevoja të veçanta kur ke numër të madh të nxënësve në klasë.
Gjithëpërfshirja e fëmijëve me nevoja të veçanta në sistemin arsimor mund dhe duhet të arrihet përmes hartimit, zbatimit dhe monitorimit të politikave në nivel qendror dhe vendor, që përcaktojnë gjithëpërfshirjen si qëllim të fundit për të siguruar të drejtën për arsim të fëmijëve me nevoja të veçanta. Politikat e hartuara në koherencë me zhvillimet e lëvizjeve për të drejtat e njeriut ndikojnë në mirëorientimin e qëndrimeve të shoqërisë për të drejtat e personave me nevoja të veçanta në përgjithësi dhe të drejtën për arsim në veçanti. Nëse qëndrimet pozitive mbizotërojnë në shoqëri ndaj nevojave të veçanta, kjo dukuri do të ndikojë tek gjithëpërfshirja e nxënësve me nevoja të veçanta, nëpërmjet krijimit të faktorëve veprues, si planifikim më të madh të burimeve për arsimin special si dhe zhvillim të politikave arsimore për fëmijët nevoja të veçanta.
Të drejtat e fëmijëve mbulojnë çdo aspekt të jetës së fëmijëve dhe adoleshentëve, të cilat mund të kategorizohen si më poshtë:
- Të drejtat e mbijetesës: e drejta e jetës dhe e drejta për të plotësuar nevojat bazë (për shembull, e drejta për një standard të kënaqshëm jetese, strehë, ushqim, trajtim mjekësor).
- Të drejtat për zhvillim: të drejtat që aftësojnë fëmijët të zhvillojnë tërësisht potencialin e tyre (këtu përshihen: arsimimi, loja dhe argëtimi, veprimtaritë kulturore, shfrytëzimi i informacionit dhe liria e mendimit).
- Të drejtat e pjesëmarrjes: të drejtat që i mundësojnë fëmijët dhe adoleshentët të luajnë rolin e tyre në komunitet (për shembull, liria e shprehjes së opinionit, e drejta për të patur një zë në çështjet që lidhen me jetën e tyre, liria për t’u organizuar etj.,).
- Të drejtat e mbrojtjes: të drejtat që janë thelbësore për ruajtjen e fëmijëve dhe adoleshentëve nga të gjitha format e abuzimit, shpërfilljes dhe shfrytëzimit (për shembull, e drejta fëmijëve për kujdes të veçantë dhe mbrojtja e tyre si dhe të drejtat që lidhen me punën e fëmijëve, torturën dhe abuzimin me to).
Arsimimi vlerësohet si e drejtë e njeriut në vetvete dhe si mjet i domosdoshëm për realizimin e të drejtave të tjera. Një sistem arsimor që bazohet në të drejta plotëson më mirë misionin e tij për arsimim cilësor për të gjithë.
Rovena Dokollari
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.