Arsim profesional falas për emigrantët e kthyer

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi tha se qeveria do të hartojë një strategji të re për riintegrimin në jetën sociale dhe ekonomike të qytetarëve të kthyer.

Qeveria do të ofrojë arsim profesional falas për të gjithë shqiptarët e deportuar nga shtete të cilave u janë drejtuar në mënyrë të paligjshme ose duke kërkuar azil, për një jetë më të mirë.

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi tha se qeveria do të hartojë një strategji të re për riintegrimin në jetën sociale dhe ekonomike të qytetarëve të kthyer.

“Kemi përgjegjësinë për t’i pritur këta qytetarë. Sfidë mbetet parandalimi i emigracionit të parregullt, për të cilin duhen forcuar politikat përmes nxitjes së kanaleve të rregullta për emigrim. Qeveria nuk i fshihet fenomenit të flukseve migratore, ekspozimi ndaj të cilit do të vijojë edhe në të ardhmen. Duke i ofruar një zanat falas, emigrantët do të kenë mundësi t’i drejtohen çdo vendi të botës të përgatitur dhe të kualifikuar”, u shpreh ai. 

©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Zyrtare, anulohet testimi i mësuesve në rrethe

Next Article

Fillon aplikimi për bursa në Itali, UT: Ja procedurat

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427