Alpinistja nga Kosova pushton malin Everest

Alpinistja Uta Ibrahimi nga Kosova ka pushtuar malin Everest dhe në këtë mënyrë është bërë kosovarja e parë që është ngjitur në majën më të lartë të botës.

“Jam shumë e lumtur që solla flamurin shqiptar në majë të botës, si femra e parë shqiptare! Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”, – shkroi Ibrahimi në profilin e saj në Facebook.

Uta Ibrahimi vitin e kaluar pushtoi edhe malin Blanc (4.808 metra) maja më e lartë në Evropë dhe Emler (3.700 metra) në Turqi.

Në dhjetor të vitit të kaluar qëndroi në Himalaje, rajon që shtrihet në pesë vende: Butan, Indi, Nepal, Kinë dhe Pakistan.

Gjatë udhëtimit të saj njëmujor në Nepal, si pjesë e projektit “Gratë shqiptare në Himalaje” Ibrahimi pushtoi disa nga majat më të larta Yalung peak (5.700 metra), Nurbu peak (5.800) dhe majën Ramdung (5.925).

Qëllimi i këtyre udhëtimeve ishte adaptimi mbi kushtet malore dhe përgatitja për malin Everest. Mediat kosovare transmetojnë se majën më të lartë në botë më 22 maj e pushtuan edhe aplinisti Nazmi Hasanramaj dhe Arineta Mula, po ashtu nga Kosova.

Bëhet fjalë për ekspeditën e parë të një klubi alpin kosovar, të cilin financiarisht e mbështeti Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës dhe disa sponsorë privat. Përgatitjet për pushtimin e malit Everest, zgjatën dy muaj.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Intervistë me mësimdhënësen Jonida Lalaj

Next Article

Maturantët e 16 gjimnazeve të Tiranës festë në sheshin "Nënë Tereza"

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427