Albas vijon trajnimet e mësuesve me intensitet

E shtuna e trajnimeve në Albas vijon me të njëjtin intensitet si ditën e parë. Mësuesit e lëndëve: Kimi, Biologji, Fizikë, Gjeografi dhe Matematikë të arsimit parauniversitar publik dhe privat, u mblodhën në ambientet tona për të prekur nga afër teknologjinë e fundit në tekstet shkollore.

Drejtoresha e botimeve Albas, Rita Petro, që është dhe njëkohësisht autore e tekstit të Gjuhës shqipe, ju uroi mirëseardhjen të gjithë mësuesve të pranishëm në qendrën e trajnimeve. Ajo i prezantoi me qëllimin e këtij trajnimi si dhe të trajnimeve të tjera që do të mbahen në vazhdimësi.

Fillimisht mësuesve iu prezantua libri digjital dhe mënyra e përdorimit të tij, nga specialisti i IT-së pranë portalit shkollor, Albi Dudija. Më pas pjesëmarrësit ndoqën nga afër orë model të përgatitura nga mësueset sipas lëndëve përkatëse: Mirela Bega (Biologji), Elona Terziu (Fizikë), Valbona Mara (Gjeografi), të cilat shpalosën mundësitë që ofron teksti digjital gjatë përdorimit të tij, për një mësimdhënie bashkëkohore. Mësueset u prezantuan kolegëve disa “sekrete” të mënyrës së përdorimit të materialeve në orën e mësimit. Kështu, të gjithë së bashku ndanë eksperiencën dhe përvojën e tyre për një mësimdhënie të suksesshme.

Gjatë takimit, mësuesit diskutuan nga afër me autorët e teksteve për përdorimin e materialeve multimediale që gjenden në tekst dhe shfrytëzimin me efikasitet të tyre, si edhe për rëndësinë e teksteve digjitale për një orë sa më cilësore.

Trajnimi mori formën e një bashkëbisedimi, midis mësuesve dhe autorëve të teksteve, pasi aktualisht mjaft mësues janë të njohur me platformën e librit digjital Albas, me të cilin po punojnë prej më shumë se një viti.

Shpalosja e mendimeve të ndryshme nga pjesëmarrësit, për një përvetësim sa më efikas të koncepteve teorike, dhe për nxitjen e mendimit krijues dhe gjykimit kritik nga ana e nxënësve ishte mbresëlënëse.

Albas si gjithmonë, u ofroi mbështetje maksimale mësuesve dhe bisedoi nga afër me gjithsecilin prej tyre gjatë pushimit për kafe përgjatë seancave të trajnimit. Po ashtu patëm mundësinë të njihemi nga afër, me të gjitha shqetësimet dhe problematikat e mësuesve, të cilët e kanë të domosdoshme asistencën teknike në shkollat ku ata punojnë.

Trajnimi do të vazhdojë në ditët në vijim dhe mësuesit do të njoftohen në faqen portalishkollor.al për orën dhe lëndët përkatëse. Për çdo nevojë dhe sugjerim, jeni të lutur të na kontaktoni në:info@portalishkollor.al ose në numrat 04 2319002 dhe 0697098026.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
5 comments
  1. 325858 62032Wonderful paintings! This really is the kind of info that need to be shared about the web. Disgrace on Google for now not positioning this publish upper! Come on over and talk over with my website . Thanks =) 604887

  2. 926598 316995Delighted for you to discovered this site write-up, My group is shopping much more often than not regarding this. This can be at this moment certainly what I are already seeking and I own book-marked this specific web site online far too, Ill often be maintain returning soon enough to appear at on your special weblog post. 968142

  3. 306286 341476Thank you for this wonderful post! It has long been really valuable. I wish which you will carry on posting your knowledge with us. 239937

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Asnjë s’të bën dot të ndihesh inferior, pa miratimin tënd

Next Article

Si të ndërtoni një makinë vetëlëvizëse me magnet

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427