Trajnerët e Albas ndaluan Burrel ku u takuan me mësuesit e gjimnazit “Pjetër Budi” dhe “28 Nëntori” si dhe në Gramsh ku u takuan me mësuesit e shkollës “Shefqet Guzi”.
Shkolla “Shefqet Guzi” në Gramsh ishte ndalesa e radhës së ekipit të trajnimeve të Portalit Shkollor Albas. Takimi me mësuesit e kësaj shkolle dhe ofrimi i mbështetjes teknike për përdorimin sa më e efektiv të platformës e-libri shkollor Albas në orën e mësimit ishte kryefjala e bashkëbisedimit.
Mësuesit e kësaj shkolle mirëpriten ekipin e trajnerëve dhe folën hapur për vështirësitë që kishin hasur gjatë përdorimit të tekstit digjital, shkarkimit të platformës e-libri shkollor Albas, apo gjatë procesit të regjistrimit në portalishkollor.al
Materialet multimediale që ndodhen në tekstet digjitale ndihmojnë mësuesit të shpjegojnë temën mësimore më me lehtësi si dhe të kursejnë kohë. Ora e mësimit bëhet më interaktive dhe kjo zgjon interesin e nxënësve dhe ata janë më të vëmendshëm.
Ky është brezi i teknologjisë, prandaj për nxënësit është më e lehtë të mësojnë në këtë mënyrë, ndërsa mësuesit nuk kanë më nevojë të kërkojnë materiale në internet për tema të caktuara pasi këtë punë e kanë bërë autorët e teksteve dhe kanë sjellë në librat digjitalë materialet e domosdoshme për shpjegimin e të gjitha temave mësimore.
Albas mbështet mësuesit për një mësimdhënie me mjete dhe teknika bashkëkohore.
Në përfundim të trajnimit mësuesit arritën të merrnin përgjigje për të gjitha pyetjet e tyre dhe mësuan për risitë në tekstet digjitale të këtij viti shkollor akademik.
Trajnimet vijojnë dhe takimet me mësues anë e kënd Shqipërisë janë frytdhënëse dhe impresionuese. Janë mësues që punojnë me pasion dhe dëshirë, mësues që sfidojnë kushtet dhe synojnë me çdo kusht më të mirën për nxënësit e tyre.
Kështu trajnerët e Albas ndaluan Burrel ku u takuan me mësuesit e gjimnazit “Pjetër Budi” dhe “28 Nëntori”. Gjatë këtij takimi mësuesit treguan se si kanë punuar me tekstet digjitale në orën e mësimit dhe se sa ju ka shërbyer ai për një mësimdhënie sa më efektive.
Mësuesit vlerësuan pyetësorët, të cilat ndodhen në tekstet digjitale dhe janë risia e këtij viti sjellë nga Albas. Përdorimi i tyre ka kursyer kohë në orën e mësimit dhe ata kanë mundur të vlerësojnë njohuritë e marra nga nxënësit në fund të orës së mësimit.
Përgjegjësi i IT-së pranë Portalit Shkollor, Albi Dudija, ju shpjegoi mësuesve se mund ta përdorin akoma më mirë tekstin digjital, duke njohur me detaje funksionin e çdo opsioni që ofron ai si dhe qëllimin e vendosjes së opsionit, për të kuptuar më tej se si kjo do të ndikojë në orën e mësimit.
Trajnimet e Albas do të vijojnë në qytete të tjera të Shqipërisë për të takuar mësuesit dhe për t’iu ofruar atyre asistencë dhe mbështetje teknike. Prandaj, për çdo nevojë dhe sugjerim, jeni të lutur të na kontaktoni në: info@portalishkollor.al ose në numrat 04231 9002 dhe 0697098026.
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.