Notice: Function WP_Scripts::add was called incorrectly. The script with the handle "powerkit" was enqueued with dependencies that are not registered: tippy. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.9.1.) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 6131

Akademiku Sabri Hamiti promovon veprën “Naim Frashëri”, 120 vjet nga amshimi i poetit kombëtar

U promovua sot në Muzeun Historik Kombëtar libri më i ri i akademik Sabri Hamitit, “Naim Frashëri”. Ky libër i botuar nga shtëpia botuese ALBAS, është një punim monografik kushtuar romantikut të madh shqiptar me rastin e 120-vjetorit të shkuarjes së tij në amshim.

Me rastin e 120-vjetorit të vdekjes së poetit tonë kombëtar Naim Frashëri, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar u promovua libri më i ri i akademik Sabri Hamitit, “Naim Frashëri”. 

Ky  libër i botuar nga shtëpia botuese ALBAS, është një punim monografik kushtuar romantikut të madh shqiptar me rastin e 120-vjetorit të shkuarjes së tij në amshim.

Në librin 170 faqesh thuret profili i shkrimtarit të dashur e të adhuruar të letërsisë shqipe, i cili kishte arritur statusin e pakontestueshëm të poetit kombëtar, por që për vite kishte qenë edhe i censuruar nga diktatura. 

“Poezia e Naimit është gjuha shqipe e shpirtëruar me pamje të dashurisë”, shkruan Sabri Hamiti në tekstin nistor të monografisë, për të konstatuar që “Edhe pse me Naimin na ndan një shekull, gjuha e poezisë së tij mbetet frymëzim edhe sot, si dikur”.

Ligjëruesja e studiuesja e letërsisë, Persida Asllani, librin “Naim Frashëri” e quan “Naim jete”, sepse “Është një Naim jete, me një lexim të gjatë e ngulmues, shtresëzuar nga përvojat e thella të jetës, nga përvojat edhe më të thella të letërsisë, nga metodologjitë studimore e kritike të subjektivizuara e sidomos nga një përsosje e pashoqe ndër vite e shkrimit për poetin e poezinë, si finalitet fundor i çdo shkrimi për letërsinë. Sepse këtu synon të na kthejë ky libër i autorit, te zanafilla e Naimit, te gjuha e tij e zjarrtë, aty ku më parë Poradeci pat ndjerë poetikisht shenjtërinë e kombit, mendimin e frymëzuar, pasionet e jetës, poezinë e mirëfilltë dhe hyjninë”. 

“Leximi i këtij libri mbetet, për shumëkënd prej nesh, një rizbulim i thellë e i hijshëm i Naimit, e mandej edhe një mësim. Shkruar me dashuri, për Naimin, në 120-vjetorin e ikjes së tij.Kushtuar poetit që rikthehet teksa e lexojnë ata që e duan e që ai vetë i desh, përmes mirësisë e shpresës, po aq shumë”, u shpreh gjatë këtij promovimi Persida Asllani.

Ky është libri i dytë që ka botuar sivjet akademiku Sabri Hamiti. Para disa muajsh ka dalë libri i tij për epikun më të madh shqiptar, Gjergj Fishtën. Të dy librat janë rezultat i leximit sistematik që u ka bërë Hamiti këtyre shkrimtarëve klasikë shqiptarë.

N. Allkja Biçaku 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
2 comments
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Ndërtimi i një klase të shëndetshme, strategjitë kryesore të bazuara në arsimin Finlandez

Next Article

Ndihmoni nxënësit të mësojnë si shmanget plagjiatura përmes këtyre mënyrave

Related Posts
më shumë

Sa lexojnë mësimdhënësit?

Diplomimi është vetëm një çelës që hap vetëm një dritare të jetës individuale dhe shoqërore, por se ç’na…

Notice: ob_end_flush(): Failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5481