Adelina Qarkaj: Si ndihem në shpirt kur vesh petkun e mësueses

Drithërima gëzimi, e kolorit mornicash, si pelerinë mëndafshi më mbështjellin e më përkundin në emocione, më veshin me lumturi kur veshur kam petkun e mësuesisë…premtoj se do të jem mike, udhëheqëse, avokate, shoqe, arkitekte, do të jem mësuesja juaj, qiriri i rrugës suaj, projekti juaj i së ardhmes.

Si ndihem në shpirt kur vesh petkun e mësueses

Se ditët më të bukura çelin me rrezen e diellit, këngën e zogjve e buzëqeshjen e fëmijëve, të këtyre engjëjve në tokë që i falin zemrës dashuri, shpirtit qetësi dhe botës paqe. 

Shkollës i japin dritë, gaz, e jetë këto perla dijesh shtrirë asfalteve të shpresës. Lumenjtë rrjedhin, ndërsa mendjet ndriten, fjalë e artë imja mbush plot gotën e boshatisur, me dashuri, me shpresë me dije. 

Ç’ndjenjë, ç’emocion, ç’shjentëri e ngjizur në ëndrra e e mbirë në tokë.

Drithërima gëzimi, e kolorit mornicash, si pelerinë mëndafshi më mbështjellin e më përkundin në emocione, më veshin me lumturi kur veshur kam petkun e mësuesisë.

Ëndrrat të cilat i kam pas fshehur në sirtarin e fëmijërisë, po i hap sot në qerthullin e dijes në një fushë të mbushur me lule, e me manushaqe, në një kopsht shndritur me yje të vegjël me sytë e mendjet kurioze që si trëndafilë bulëzojnë para meje.

Po ndihem e frikësuar, – a do të jem unë pasqyrë e kthjellët për nxënësit e mi, mësuesja model për sytë e etur për dije? E kam menduar gjatë, më duhen fjalë të buta, duar të njoma e një zemër e madhe për  t’i zënë brenda të gjitha zemrat e vogla, këto zemra që i mbajnë muret e  kështjellës dituri.

S’e shpreh dot me fjalë këtë emocion. Më rrëqethet i gjithë trupi nga koka te këmbët, lotët më tradhtojnë, e një afsh i nxehtë si afsh korriku më lëmon faqet, po i afrohem takimit me frymëzuesit e jetës, zemra shton tik-taket e frymëmarrja si era ik nxitimthi piedestaleve e lahet krojeve të dijeve.

I përfytyroj ato duar që më ledhatojnë e ata zëra që do të më thërrasin  mësuese e botën mbaj në duar.

Nga çdo dru nuk bëhet fyelli, thotë një fjalë e urtë popullore, njëlloj nga çdo njeri nuk bëhet mësues. Mësuesi bëhet nga dëshira e madhe, nga puna e murosur ditë e natë, nga zemra e mbushur me dashuri, e mbushur me emocion e çiltërsi për t’u ofruar dije ushtarëve  të vegjël. S’ka dhuratë më të shenjtë që mund t’i ofrosh dikujt , s’ka nder më të madh se të bëhesh Promete-dritësjellës!

Ndën rrahje zemre që si orë trumbeton gjoksin, premtoj se do të jem mike, udhëheqëse, avokate, shoqe,arkitekte, do të jem mësuesja juaj, qiriri i rrugës suaj, projekti juaj i së ardhmes.

Adelina Qarkaj

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
5 comments
  1. Woah! I’m really enjoying the template/theme of this blog. It’s simple, yet effective. A lot of times it’s difficult to get that “perfect balance” between user friendliness and visual appearance. I must say that you’ve done a great job with this. Additionally, the blog loads extremely fast for me on Safari. Outstanding Blog!

  2. 709169 765045Ill right away grasp your rss feed as I cant in obtaining your e-mail subscription hyperlink or e-newsletter service. Do youve any? Please let me realize so that I may subscribe. Thanks. 129512

  3. Pingback: Giffarine
  4. 351261 241349Excellent read, I just passed this onto a colleague who was performing a little research on that. And he actually bought me lunch as I discovered it for him smile So let me rephrase that: Thank you for lunch! 324993

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Zidane, djali autik që mahniti familjen e tij...

Next Article

Nga data 17-21 nëntor rikthehet panairi tradicional i librit, "Tirana 2021"

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427