Notice: Function WP_Scripts::add was called incorrectly. The script with the handle "powerkit" was enqueued with dependencies that are not registered: tippy. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.9.1.) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 6131

A po i nxisim fëmijët të lexojnë shpejt?

Nëse 2020 na ka mësuar diçka, kjo është vlera e ngadalësimit. Praktika aktuale jo vetëm që nuk po na jep fëmijë që duan të lexojnë, por po zbeh edhe kushtet apo cilësinë e të lexuarit.

Për fëmijët e vegjël, përvojat e para të leximit janë të ndërlikuara. Që në kopësht fëmijët mësojnë shkronjat dhe tingujt. Të dyja këto detyra kërkojnë memorizim të shpejtë që aktivizon kujtesën afatshkurtër. Mësuesit ecin aq shpejt sa fëmijët e kanë të vështirë t’i gëzohen të lexuarit dhe mësimeve të vogla. Në vend që mësuesit të evidentojnë kënaqësinë që fëmijët përfitojnë nga të lexuarit, ata zhvendosen në analiza. 

Që në klasë të tretë, fëmijët fillojnë të mësojnë rreth disiplinave të ndryshme dhe në klasë të gjashtë ata kanë mësues të ndryshëm për secilën lëndë. Të gjithë këta mësues presin që nxënësit të kryejnë detyrat e shtëpisë, të lexojnë detyrat dhe t’u përgjigjen pyetjeve. Nëse nxënësit dekurajohen nga sasia e madhe e leximit akademik, ata jo vetëm që nuk do të bëjnë detyrat, por edhe nuk do të lexojnë vullnetarisht. 

Leximi është një dhuratë, një dritare ndaj botës. Kohët e fundit është bërë një metodë e detyruar e marrjes së informacionit. Ne i detyrojmë nxënësit të lexojnë që në moshë shumë të re dhe me një intensitet të lartë, aq sa mund të dekurajohen. Ndaj, raporti me librin duhet të vijë natyrshëm, përshtatur me moshën dhe duke ndjekur frekuencën e duhur. 

P. Shtini

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Të ndryshëm, por të barabartë

Next Article

Të drejtat dhe detyrat e nxënësve, mësuesve e prindërve

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): Failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5481