Të rrisësh një fëmijë nuk është e lehtë. Prindërit duan që fëmija i tyre të jetë perfekt, sigurisht për të arritur këtë përdorin forma të ndryshme. Disa përdorin metodën e ndëshkimit. Që fëmija të mos e përsërisë gabimin prindërit e ndëshkojnë atë.
Ndëshkimi duhet të jetë i përcaktuar në kohë dhe fëmija duhet të jetë i qartë se se kush ishte veprimi që u bë shkak të merte këtë dënim.
Dënimi duhet ta bëjë fëmijën të mendojë dhe jo të ndihet i keq dhe të ngecet në ujrat e dyshimit. Tmerri i dyshimit, është shumë i njohur dhe i studiuar mirë, në të gjitha moshat. Dëmi i tij është i pallogaritshëm, sidomos në fëmijëri, prandaj specialistët insistojnë, që fëmijës i duhet treguar dhe folur, për çdo gjë që do t’i ndodhë. Nuk duhet lënë nën trysninë e fantazisë së manipuluar nga tmerri i dyshimit, se çfar do t’i ndodhë dhe çfarë ka bërë, pse ishte kaq e keqe ajo që bëri, e me rradhë…..
Mos e harroni, fëmija po rritet, dhe shumë veprime edhe pse mund të bëhen me qëllim, nuk janë për të bërë keq, por për të tërhequr vëmëndjen, se është keq.
Fëmijës i duhet treguar me fjalë dhe veprim, që ndëshkohet veprimi dhe jo ai, fëmija. Fëmija duhet të jetë i qartë për ndëshkimin. Ndryshe do të ndihet keq dhe në ankth.
Duke mos qenë i qartë ai dyshon për gjithshka, që është i keq, që nuk e duan dhe që është i pazoti. Kur fëmija nuk e di, se për çfarë ndëshkohet dhe sa kohë do të ndëshkohet, ai pushtohet nga paniku, apo “tmerri i dyshimit”. Kur e ka të qartë se përse, kupton se ka disa gjëra, që janë në dorë të tij dhe ai mund t’i evitojë, që të mos gjendet në telashe. Kështu mëson përzgjedhjen dhe rëndësinë e veprimeve.
Nga: Lira Gjika
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
429060 768394This sort of wanting to come to a difference in her or his lifestyle, initial normally Los angeles Excess weight weightloss scheme is a large running in as it reached that strive. weight loss 795895
interest in CBD health simply don’t know where to go? record our comprehensive examination https://www.cornbreadhemp.com/collections/thc-gummies manoeuver to take how everlasting CBD, full spectrum CBD, and CBD insulate backing your dead body. different THC, pure CBD put up non-psychoactive benefits that proceed you sharp and relaxed. Whether you opt CBD oil colour drops, CBD edibles, or CBD capsules, we excuse CBD dose so you can plunk the best CBD merchandise. lead off your lifelike CBD journey now with sodding authority in demonstrate organic fertiliser CBD!