Kjo orë model në lëndën e matematikës, klasa e tretë, është përgatitur nga mësuesja e ciklit të ulët Suada Vokshi. Dy temat janë planifikuar sipas nismës së re të MASR “Tri lëndë në gjashtë orë”.
Janar 2018
Fusha: Matematikë
Lënda: Matematikë
Shkalla: II
Klasa: III
Mësuese: Suada Vokshi
Temat mësimore:
– 4.9 Zbatime të shumëzimit
– 4.10 Shumëzimi me 10
Rezultatet e të nxënit:
– Gjen shuma dhe prodhime sipas paraqitjeve të dhëna.
– Gjen prodhimin në boshtin numerik.
– Zgjidh situatat problemore duke kryer veprime shumëzimi.
– Kryen shumëzime me një faktor 10.
– Argumenton zgjidhjen e situatave problemore.
Situata e të nxënit:
Diskutim: 7 + 6 = 13 7 x 6 = 42
Fjalët kyçe: Veprime, mbledhje, mbledhor, shumë, shumëzim, faktor, prodhim.
Burimet materiale: Teksti i nxënësit, fletë me modele të ndryshme të kryerjes së shumëzimit.
Metodologjia: bashkëbisedim, diskutim, punë e drejtuar, një rri, tre ikin, punë në grupe
Lidhja me fushat e tjera: Artet (Art pamor), gjuhët dhe komunikimi.
Zhvillimi i orës mësimore:
Situata e të nxënit
Diskutim: 7 + 6 = 13 7 x 6 = 42
Pyes nxënësit, si janë këto dy rezultate?
Ku ndryshon 13 me 42? Si quhen kufizat e këtyre veprimeve? Po rezultati?
Punë e drejtuar / Punë me grupe / Një rri, tre ikin
Kryejmë, së bashku me nxënësit, veprime shumëzimi me paraqitje të ndryshme: me tabelë, me operator, me diagrama, me relacione dhe në boshtin numerik.
Emërtoj nxënësit me numra nga 1 deri në 5… 1-2-3-4-5-1-2-3-4…….
Të gjithë nxënësve me numrin 1 i jap tabelën e modeluar për të kryer veprimet:
| + | 4 | 5 | 7 | 9 |
|---|---|---|---|---|
| 6 | ||||
| 8 |
| x | 4 | 5 | 7 | 9 |
|---|---|---|---|---|
| 6 | ||||
| 8 |
Të gjithë nxënësve me numrin 2 i jap modelet e operatoreve për të kryer veprimet:

Të gjithë nxënësve me numrin 3 i jap modelet për të kryer veprimet:

Të gjithë nxënësve me numrin 4 i jap modelin për të kryer veprimet:

Të gjithë nxënësve me numrin 5 i jap modelet me bosht numerik për të kryer veprimet:

Nxënësit punojnë 3-5 minuta. Pastaj grupohen sipas numrave 1-1-1-1-1, 2-2-2-2-2, 3-3-3…….
Nxënësit vlerësojnë punimet ndërmjet tyre. Diskutojnë në grupe. Një përfaqësues i grupit shpjegon se si ka vepruar …
Punë individuale
Punohet teksti fq. 59.
Vlerësohen nxënësit për kryerjen e veprimeve. I ofroj ndihmë nxënësve që shfaqin vështirësi.
Praktikë e udhëhequr
Si duhet të veproj për të kryer këto veprime: 8 x 10 ? 15 x 10 ? 37 x 10 ?
Si veprojmë më lehtë: 10 + 10 + 10 + 10 + 10 + 10 + 10 + 10 = ….. 8 x 10 = …..
U shpjegoj nxënësve se si veprojmë për të shumëzuar një numër me 10. (i shtojmë një 0 në fund këtij numri)
– Realizojmë disa ushtrime a x 10 …. me gojë.
– Punohet ushtrimi 1 fq.60
Drejtoj nxënësit për zgjidhjen e situatave problemore fq.60
– Çfarë të dhënash kemi? Sa lapsa me ngjyra ka çdo kuti?
Diskutohet dhe argumentohet zgjidhja e situatave problemore.
Detyrë shtëpie
Plotëso fletoren e punës fq.57
Vlerësimi i nxënësve
Vlerësohen nxënësit me fjalë dhe shprehje vlerësuese për:
– gjetjen e shumave dhe prodhimeve sipas paraqitjeve të dhëna.
– gjetjen e prodhimit në boshtin numerik.
– zgjidhjen e situatave problemore duke kryer veprime shumëzimi.
– kryerjen e shumëzimeve me një faktor 10.
– argumentimin e zgjidhjen e situatave problemore.
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.