Pensioni i mësuesve, ministri takon kreun e sindikatës

Ministri Bajrami iu ka premtuar përfaqësuesve të SBAShK-ut angazhimin e tij maksimal në mënyrë që mësimdhënësit, me rastin e pensuionimit, të gëzojnë pensionin e punës.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, priti në takim kryetarin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), z.Rrahman Jasharaj dhe menaxherin e financave të Sindikatës, z. Ymer Ymeri.

Në këtë takim është biseduar për zbatimin e Ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti, konkretisht për nenin 8, pika 6 e këtij ligji, sipas të cilit punonjësve të arsimit të viteve 1989/99, këto vite iu njihen si vite kontributdhënëse, por që është në shpërputhje me një vendim të Qeverisë së Kosovës. Gjatë takimit,është arritur pajtimi për fillimin e aplikimit për njohjen e stazhit të punës për pension kontributdhënës për vitet 1989-1999 për të gjithë punonjësit e arsimit,të cilët kanë punuar në sistemin arsimor të Republikës së Kosovës në atë periudhë.

Ministri Bajrami iu ka premtuar përfaqësuesve të SBAShK-ut angazhimin e tij maksimal në nivel qeveritar në mënyrë që kjo çështje të zgjidhet, në mënyrë që mësimdhënësit, me rastin e pensuionimit, të gëzojnë pensionin e punës.

Aplikimi për këtë të drejtë, të njohur edhe me Ligjin për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, do të fillojë dhe do të njihet menjëherë për të gjithë punonjësit e arsimit në atë periudhë të rëndësishme historike për popullin e Kosovës dhe për arsimin në Kosovë.

Zëvendëskryeministri Shala dhe ministri Abrashi kanë njoftuar përfaqësuesit e SBASHK-ut për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të realizuar të drejtat ligjore të merituara për të gjitha kategoritë e njerëzve që kanë kontribuar në të gjitha fushat e jetës, gjatë periudhave historike të fitimit të lirisë dhe pavarësisë së vendit.

Përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë falënderuar Qeverinë e Kosovës për hapat e ndërmarrë në këtë drejtim.

©Portali Shkollor– Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
1 comment
  1. 414358 433926OK initial take a good look at your self. What do you like what do you not like so significantly. Work on that which you do not like. But do not listen to other men and women their opinions do not matter only yours does. Work on having the attitude that this is who you are and if they dont like it they can go to hell. 636340

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Fillon aplikimi për bursa në Itali, UT: Ja procedurat

Next Article

Shkollat, mësim “online” dhe me kohë të pjesshme

Related Posts
;