Notice: Function WP_Scripts::add was called incorrectly. The script with the handle "powerkit" was enqueued with dependencies that are not registered: tippy. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.9.1.) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 6131

Përgatitjet për vitin e ri shkollor 2022-2023/ Ministrja Kushi takon drejtuesit e Zyrave Arsimore

Në fokus të diskutimeve ishte ecuria e procesit të regjistrimit online të nxënësve në klasat e para dhe të dhjeta, përgatitja e infrastrukturës arsimore, si dhe shpërndarja e teksteve shkollore për nxënësit.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi zhvilloi një takim me drejtuesit e zyrave vendore të arsimit parauniversitar për të diskutuar nga afër rreth përgatitjeve që po bëhen  për fillimin e vitit shkollor.

“Së bashku me Drejtoreshën e DPAP Rezarta Alla, zhvilluam një takim me drejtuesit e zyrave arsimore vendore, ku diskutuam rreth marrjes së masave përkatëse në të gjitha shkollat e vendit, për të pasur një fillim sa më të mbarë të vitit shkollor 2022-2023” – shkruan ministrja në rrjetin e saj social.

Në fokus të diskutimeve ishte ecuria e procesit të regjistrimit online të nxënësve në klasat e para dhe të dhjeta, përgatitja e infrastrukturës arsimore, si dhe shpërndarja e teksteve shkollore për nxënësit.

Gjatë këtij takimi ministrja Kushi kërkoi angazhim maksimal nga të gjitha institucionet dhe stafet mësimore për të siguruar që çdo gjë të shkojë sa më mirë, si dhe t’i kushtojnë vëmendje maksimale parapërgatitjeve gjatë kësaj periudhe.  

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
2 comments
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Si të silleni kur dikush qorton fëmijën tuaj

Next Article

Si të silleni kur dikush qorton fëmijën tuaj

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): Failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5481