Notice: Function WP_Scripts::add was called incorrectly. The script with the handle "powerkit" was enqueued with dependencies that are not registered: tippy. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.9.1.) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 6131

Model, formulari i vetëdeklarimit të shëndetit që duhet të plotësojnë prindërit dhe nxënësit

Detyrat e prindit në rregulloren anti-COVID janë të qarta. Ndër to sipas udhëzimeve të MSH dhe MASR thuhet se çdo prind duhet të plotësojë formularin e vetdeklarimi të shëndetit për fëmijën, por pa u futur në ambientet e shkollës. Formularin mund ta shkarkoni më poshtë.

Në rregulloren për masat anti-COVID në shkolla, prindi duhet të plotësojë formularin e vetëdeklarimit ditor me përgjegjësi për gjendjen shëndetësore, por nuk lejohet që të futet në ambientet e shkollës.

“Nënshkruan ose konfirmon në rrugë elektronike tek mësuesi apo mësuesi kujdestar këtë rregullore. Plotëson formularin e vetëdeklarimit ditor me përgjegjësi për gjendjen shëndetësore të fëmijës në numrin e kontaktit të mësuesit kujdestar. Në rast nevoje për komunikim me mësuesin, drejtuesi përdor komunikimin elektronik dhe në rastet e planifikuara takimet ballë për ballë. Në rastet e shoqërimit të fëmijës/fëmijëve në shkollë, nuk futet brenda mjedisit të shkollës për çfarëdo arsyeje që mund të paraqesë”, thuhet në udhëzimin mbi kujdesin dhe masat anti COVID-19 në strukturat arsimore parauniversitare për vitin akademik 2020-2021. 

POROSITË PËR PRINDËRIT

Përveç drejtorëve e mësuesve që shpesh duhet të bëjnë rolin e “policit” për të mos lejuar devijimin nga protokolli i masave, edhe prindërit e fëmijëve ngarkohen me përgjegjësi ekstra. 

Ministria e Arsimit ka bërë një video promocionale ku tregohet ekzaktësisht çfarë duhet të bëjë një prind shembullor në pesë ditë të javës. 

Meraku i prindërve nuk do të jenë më librat e fletoret me vete, por maska e dezinfektanti. Te dera e shkollës prindi nënshkruan formularin ku deklaron se fëmija i tij nuk shfaq ndonjë shenjë të COVID, veprim që duhet ta bëjë çdo ditë. 

“Kujdesi i shtuar gjatë kësaj periudhe nga ana e çdo prindi, vetëm shton mbrojtjen e shëndetit të të gjithëve dhe siguron njëkohësisht mbarëvajtjen e një procesi të rregullt shkollor”, shkruan ministrja e Arsimit, Besa Shahini, krah videos së postuar në rrjete sociale.

Ky që po ju paraqesim është një model i formularit të vetdeklarimit të shëndetit

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
1 comment
  1. 654978 39533The book is wonderful, but this review is not exactly spot-on. Being a Superhero is a lot more about selecting foods that heal your body, not just eating meat/dairy-free. Processed foods like those mentioned in this review arent what Alicia is trying to promote. Should you arent open to sea vegetables (and yes, Im talking sea weed), just stop at vegan. 358725

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Këshilla për prindërit se si të nxisin të folurin tek fëmija

Next Article

Udhëzimi për hapjen e shkollave, detyrat konkrete të drejtorit, mësuesve, stafit, prindërve dhe nxënësve

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): Failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5481