11 Shkurti, dita Botërore e grave shkencëtare

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, përcaktuan 11 shkurtin, si datën e njohjes së rolit të rëndësishëm që luajnë gratë dhe vajzat në komunitetet e shkencës dhe teknologjisë.

“Bota ka nevojë për shkencë dhe shkenca ka nevojë për gratë. Njerëzimi nuk mund të injorojë gjysmën e gjenisë së tij krijuese-gratë” – Irina Bokova

Sipas Kalendarit Kombëtar të Promocionit Shëndetësor dhe Mbrojtjes Sociale, më datë 11 shkurt festohet Dita Ndërkombëtare e Grave dhe Vajzave në Shkencë, miratuar në shtator të vitit 2015, në përputhje me Objektivat  e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim e Qëndrueshmëri. 

Barazia gjinore ka qenë gjithmonë një çështje thelbësore për Kombet e Bashkuara. Më 22 dhjetor 2015, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë për të krijuar një Ditë Ndërkombëtare vjetore, 11 Shkurtin, për të njohur rolin e rëndësishëm që luajnë gratë dhe vajzat në komunitetet e shkencës dhe teknologjisë. Kjo ditë shërben për të ndërgjegjësuar femrat për mundësitë dhe aftësitë që ato kanë për t’u zhvilluar në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (që shkurtimisht shkruhet me inicialet STEM science, technology, engineering and mathematics).

Situata në Shqipëri

Studimi realizuar nga UNESCO “Gratë në shkencë”, arrin në përfundimin se femrat janë më mirë të arsimuara sesa meshkujt, ku 54% e të diplomuarve në arsimin e lartë janë femra. Ky numër është më i lartë kur bëhet fjalë për angazhimin në studimet pasuniversitare. Raporti tregon se 58% e studentëve që mbrojnë doktoraturën janë femra. 

Ndaj, vlerësojini më tepër femrat, ato janë një fuqi e madhe!

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Model planifikimi i orëve të vëzhgimit të praktikantit/es

Next Article

Detyrat e mësuesit dhe fëmijëve gjatë një planifikimi ditor të parashkollorit

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427