Notice: Function WP_Scripts::add was called incorrectly. The script with the handle "powerkit" was enqueued with dependencies that are not registered: tippy. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.9.1.) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 6131

10-vjeçarja dy herë kampinone në peshëngritje

Quhet Enkileda Carja, është 10 vjeçe, nxënëse në shkollën 9- vjeçare “Fadil Gurmani” në Elbasan. Ndryshe nga bashkëmoshataret e saj, ajo ka zgjedhur t’i dedikohet sportit të peshëngritjes dhe është shpallur dy herë kampione kombëtare.

Gjithnjë nxitojmë të publikojmë informacione për sportin, por fatkeqësisht ndalemi e përcjellim shembuj negativ. Ne në Portalin Shkollor ua dedikojmë gjithë hapsirën e mundshme talenteve të reja në çdo fushë. 

Personazhi që ju prezantojmë sot do t’ju lërë pa fjalë ashtu siç ndodhi edhe në redaksinë tonë, kur trajnerja e ekipit të femrave në Elbasan Eglantina Kalemi na foli për të.

Quhet Enkileda Carja, është 10 vjeçe, nxënëse në shkollën 9- vjeçare “Fadil Gurmani” në Elbasan. Ndryshe nga bashkëmoshataret e saj, ajo ka zgjedhur t’i dedikohet sportit të peshëngritjes dhe është shpallur dy herë kampione kombëtare.

Enkileda është e shkathët dhe ka një karakter të fortë. Ka një lidhje të fortë me motrën e saj dhe e shoqëronte atë vazhdimisht në stërvitje. Motra, Marsela Carja është kampione si dhe sportistja më e mirë në U15. Enkileda filloi të ushtrohej çdo ditë. Mësoi teknikën e stileve të peshngritjes dhe dëshmoi rritje dhe cilësi mjaft të mira sportive. Duke parë rritjen e saj, Eglantina Kalemi, trajnere ekipit të femrave në Elbasan, vendosi që Enkileda të merrte pjesë në garat kombëtare. Vendimi ishte i drejtë sepse 10-vjeçarja u shpall dy herë kampione kombëtare.

Enkileda Carja ka më pak se një vit që stërvitet por ka arritur rezulatet mbresëlënëse dhe premton për një të ardhme historike për peshngritjen e femrave në Shqipëri. Krahas sporti ajo ëshë një nxënëse me rezultate shumë të mira në mësime. Enkileda është shembulli i një vajze që sfidon moshën dhe realizon ëndrrat e saj.

Portali Shkollor i uron shumë suksese Enkiledës!

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

NJËFARË apo NJË FARË???

Next Article

Si të punojmë me nxënësit hiperaktiv?

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): Failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5481