Janë tri… tri cilësi, tri virtyte, që e përsosin njeriun për mua. Mund ta quash trinitetin më të shenjtë të personalitetit njerëzor, që gati asnjëherë nuk arrihet.
Përkushtimi... i pari. Është kokëfortësia acaruese, por e shëndetshme, që e gjejmë tek këngëtarët, sportistët, politikanët dhe tek të gjithë personalitetet që i ndjekim me kaq pasion sot. Don Kishoti nisi aventurat e tij me përkushtimin e jashtëzakonshëm ndaj drejtësisë dhe fisnikërisë kalorësiake.
Për këtë… unë e adhuroj Don Kishotin.
Dashuria… e dyta. Nuk ka rëndësi nëse është dashuri për familjen ose atdheun. Nëse sakrifikojmë veten për atë që duam, mundemi edhe të arrijmë të jashtëzakonshmen. Kur Milosaoja humbi familjen, vdiq duke luftuar në Shkodrën e lashtë ilire për hir të dashurisë ndaj atdheut të tij.
Për këtë… unë e adhuroj Milosaon.
Sinqeriteti… i fundit. Duke qenë edhe më i rëndësishmi, ai haset tepër rrallë tek personazhet, por shikohet shumë tek pasojat që shkaktohen nga mungesa e tij. Martesa e Ema Bovarisë ra nga mungesa e kësaj shtylle jetike. Mashtrimet, gënjeshtrat dhe punët pas shpine shkatërruan dashurinë, martesën dhe më pas, jetën e Emës.
Për këtë… nuk e adhuroj deri në pafundësi Zonjën Bovari.
Nëse ju keni qoftë edhe një nga këto virtyte, do të më keni mik përjetë. Mjafton të jeni të dashur me mua, pra të sakrifikoni veten për mua.
Mjafton të jeni të përkushtuar, pra t’i shkojmë bashkë gjërave deri në fund.
Për këtë… do të doja t’ju adhuroja edhe juve…
Ardit Drishti, kl.XI-2
Gjimnazi “Ernest Koliqi”, Tiranë
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
848970 468852Several thanks I ought say, impressed with your internet site. I will post this to my facebook wall. 334116
830080 617024As soon as I discovered this web website I went on reddit to share some of the love with them. 309992