Sporti dhe ushqimi, gabimet që duhen shmangur

Pikërisht, për shkak të kësaj lidhje, i njëjti përkushtim që keni kur kryeni aktivitet fizik, duhet të jetë edhe ndaj ushqimit. Me pak fjalë, duhet të kujdeseni për veten, që nëpërmjet ushqimit të siguroni sasinë e duhur të energjisë.

Shumë persona të cilët merren me sport, nuk i kushtojnë rëndësinë e duhur këtij detaji dhe shpesh bëjnë shumë gabime të cilat bëhen para, gjatë dhe në fund të ndonjë ndeshje apo stërvitje, gabime të cilat duhen mbajtur sa më larg.

Hidratimi i trupit

Rregulli kryesor për të patur gjithmonë nivelin e duhur të hidratimit të trupit, si fillim, është të mos nënvlerësohet sasia e lëngjeve të humbura gjatë ushtimeve fizike. Evitimi i të pirit lëngje gjatë një gare apo stërvitjeje, është një gabim i zakonshëm, i cili duhet shmangur patjetër. Nuk mjafton të pish diçka pasi të kesh mbaruar aktivitetin sepse dehidratimi është rrezik i madh për shëndetin. Si përfundim, ju duhet të pini para, gjatë dhe pas ushtrimeve tuaja fizike.

Energjia dhe proteinat

Një tjetër gabim i zakonshëm është se nuk i kushtohet vëmendja e duhur proteinave të marra. Çfarë duhet të hashë për një dietë korrekte për të ushtruar sportin? Çdo gje (pak a shumë), e rëndësishme është që proteinat të jenë në nivelin 15% të ushqimve që hani çdo ditë. Kjo sepse ato sigurojnë energji dhe riparojnë edhe indet nëse jeni dëmtuar gjatë stërvitjes. Duhet të konsumoni mishin e kuq, peshkun, drithërat integrale, qumështin dhe djathë  me nivel të ulët të yndyrës, dhe fasule. Ky është një rregull i mirë për t’u mbajtur mend.

Ekuilibrimi i karbohidrateve

Pasi keni mbaruar stërvitjen, duhet të rikuperoni energjitë e shpenzuara. Shumë sportistë mendojnë se momenti më i keq për të ngrënë është pikërisht pasi kanë mbaruar ushtrimet fizike. Por nuk është kështu, përkundrazi. Në vend të mendoni këtë gjë, ju duhet të konsumoni një vakt të balancuar me karbohidrate të mira dhe proteina. Nëse nuk preferoni të konsumoni një vakt të plotë, ju mund të pini një filxhan me çokollatë dhe me qumësht, e pasur me karbohidrate, proteina dhe vitamina të grupit B.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
3 comments
  1. 853795 763362Water-resistant our wales in advance of when numerous planking. The certain wales surely are a selection of heavy duty snowboards that this height ones would be exactly the same in principle as a new shell planking having said that with a lot more height to help you thrust outward in the evening planking. planking 97791

  2. 212730 55467Spot on with this write-up, I truly suppose this internet website needs rather a lot more consideration. most likely be once much more to learn significantly far more, thanks for that info. 504023

  3. 662264 338592Hi, Neat post. Theres a difficulty along along with your website in internet explorer, could test this IE nonetheless may be the marketplace leader and a great portion of people will omit your exceptional writing because of this issue. 168481

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Albas zhvillon trajnime me kredite në 11 korrik në Tiranë

Next Article

Hapat që duhen ndjekur për në universitet (2018)

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427