“Kush dëmton librat nuk do i marrë më falas”, kështu ka deklaruar kreu i qeverisë Edi Rama duke theksuar se “Librat nuk i japim çdo vit, jo se nuk kemi mundësi, por sepse duam të edukojmë brezat që të ruajnë librat dhe se ato janë vlerë që duhen ndarë”.
Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur kritikave se librat e marrë falas duhet të jepen të rinj, pasi dëmtohen dhe nuk mund të përdoren për brezin tjetër.
Rama tha se kjo mënyrë bëhet edhe për të mësuar fëmijët që të ruajnë librat dhe se ato janë vlerë që duhen ndarë. Më tej Rama tha se do të ishte mirë që kush i dorëzon librat e dëmtuar, vitin e radhës t’i blejnë ato.
“Kam ndjekur disa komente për librat që kalojë dorë më dorë, që jepen falas në vendin tonë, ka një cikël tre vjeçar dhe pretendimet janë që janë të përdorur dhe nuk janë të rinj Duhet kuptuar që kjo nuk është çështje parash, kjo është politike, që nuk e kemi shpikur dhe që e bëjnë vende shumë të pasura sesa ne. Synon dhe edukimin e fëmijëve se libri është pasuri që ndahet me të tjerët, që është një vlerë që nuk të përket vetëm ty… Libri duhet të jetojë edhe përtej kohës që të duhet ty për ta mësuar. Është e rëndësishme që këtë gjë ta shpjegojnë dhe mësuesit për fëmijët dhe mësuesit, dhe mbase duhet përcaktuar një rregull se ata që librat i dorëzojnë në gjendje që nuk mund të përdoren më, në vitin tjetër t’i blejnë librat, mos t’i marrin më falas. Nuk bëhet fjalë për shumicën, ata bëjnë gjënë e duhur, por për atë pakicë që nuk e bënë këtë duhet të ketë dhe një sanksion”, tha Rama.
© Portali Shkollor-Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Very shortly this web site will be famous among all blog visitors, due to it’s fastidious articles or reviews
390572 975489Music began playing anytime I opened this site, so irritating! 263850
482024 238585thank you dearly author , I discovered oneself this internet internet site really valuable and its full of excellent healthy selective info ! , I as properly thank you for the amazing food program post. 934154