Ky është një rrëfim që e bën për herë të parë publikisht poetja dhe botuesja Rita Petro mbi dukurinë e censurës së librave që thyejnë skemat.
Me Prof Sabri Hamitin më lidhin më shumë se 25 vjet bashkëpunim dhe miqësi. Në kohën kur punoja si redaktore e teksteve të letërsisë në Shtëpinë Botuese të Librit Shkollor, libri i parë me të cilin dhe filloi bashkëpunimi ynë (1994) ishte “Letërsia e vjetër shqipe”. U entuziazmova nga stili i tij krejt ndryshe prej analizave letrare skematike asokohe. Po libri me të cilin u dashurova dhe kalova nëpër tërë ato peripeci ishte “Letërsia Moderne Shqipe”.
Ishin vitet 1998/1999; u ndalua e u censurua nga grupi i miratimit në shtëpinë botuese dhe në Ministrinë e Arsimit për shkak të konceptimit të moderuar me të cilin trajtoheshin autorët dhe veprat e gjysmës së parë të shekullit XX, si dhe se disa prej tyre paskëshin qenë fashistë apo antinacionalistë. Aq e bindur isha që ai libër duhej patjetër të ishte në shkollat tona, sa dhashë dorëheqjen nga puna e shtetit dhe hapëm ALBAS-in, falë edhe nxitjes së partnerit tim dhe bashkëthemeluesit të kompanisë, Latif Ajrullait.
Libri i parë i botuar yni ishte “Letërsia Moderne Shqipe”, e cila u kthye shumë shpejt në një bibël në duart e mësuesve të letërsisë. Ndonëse dilnin disa urdhra nga ministria e atëhershme që ky libër ishte i ndaluar në shkolla, mësuesit vazhduan t’ua rekomandonin nxënësve dhe nuk u tërhoqëm ne, po u detyrua shteti të bënte një tërheqje pa zhurmë dhe shumë shpejt ngriti grupin e autorëve për trajtimin e kësaj periudhe.
Më ka mbetur në mendje një shprehje e profesorit kur i thosha: “Jemi të pafuqishëm në konkurrencë; dhe ai ma kthente: “Mos u mërzit, ajo ç’ka kam bërë unë është punë e shumë viteve, të tjerët do e shkruajnë për 2 muaj”.
Dhe vërtet libri ynë u bë i pakonkurrueshëm. Nga puna me prof. Sabri Hamitin bëra një fakultet të dytë, si edhe mësuest e letërsisë, që filluan të punojnë me këtë libër, me të cilin edhe nxënësit nisën ta shohin letërsinë shqipe nga një këndvështrim tjetër, i cili i ndihmoi më pas për të kuptuar rrjedhat regresive që mori letërsia shqipe e realizmit socialist në gjysmën tjetër të shekullit. Edhe sot e kësaj dite trajtime të tilla që standardizuan studimin e veprave dhe autorëve si Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli, Ernest Koliqi, Gjergj Fishta, Faik Konica, Migjeni etj. mbeten bashkëkohore e përdoren nga mësuesit, ndërsa studimet e plota nga pedagogët në universitete. Ndihem me fat dhe përherë e frymëzuar për miqësinë dhe bashkëpunimin e vyer që kam me prof. Sabri Hamitin, një figurë e shquar akademike shqiptare, dhe jo vetëm kaq, po me një karakter model burri, që nuk të zhgënjen kurrë.
(Nuk përmenda emra të përveçëm, se qëllimi im është të nxjerr dukurinë e censurës së librave që thyejnë skemat apo atë që, ndonëse në punë shteti, secili duhet të luftojë për individualitetin dhe profesionalizmin e vet).
Nga Rita Petro
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
242390 287248I used to be recommended this web website by my cousin. Im no longer certain whether this put up is written by way of him as nobody else know such exact approximately my issue. You are remarkable! Thank you! 319672
237829 945Nicely picked details, numerous thanks to the author. It is incomprehensive in my experience at present, however in common, the convenience and importance is mind-boggling. Regards and all the greatest .. 350153