Duke nisur nga muaji janar i vitit të ardhshëm MAS do të ofrojë Shërbimin për Këshillimin e Karrierës që në klasën e 9-të. Qëllimi i këtij hapi të ministrisë është orientimi i nxënësve që të marrin vendimet e duhura kur zgjedhin mes arsimit të përgjithshëm dhe arsimit profesional.
Duke nisur nga muaji janar i vitit të ardhshëm Ministria e Arsimit dhe Sportit do të ofrojë Shërbimin për Këshillimin e Karrierës që në klasën e 9-të në të gjitha shkollat e vendit.
Qëllimi i këtij hapi të ministrisë është orientimi i nxënësve që të marrin vendimet e duhura kur zgjedhin mes arsimit të përgjithshëm dhe arsimit profesional, bazuar në përgatitjen e tyre, preferencat dhe kërkesat e tregut të punës.
Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi në një postim në rrjete sociale.
Kushi shton se ky shërbim do të mbështetet edhe në edukimin për karrierën, që tashmë është pjesë e kurrikulës së bazuar në kompetenca për të gjithë sistemin arsimor dhe që i ndihmon nxënësit për t’u orientuar drejt prirjeve dhe aftësive profesionale për menaxhimin e karrierës së tyre në të ardhmen.
Nga muaji janar 2023 do të organizohen edhe panaire promovuese ku nxënës të klasave të 9-ta dhe prindërit e tyre të shohin dhe mësojnë nga afër rreth profesioneve që kanë shkollat profesionale.
Gjithashtu, shkollave 9-vjeçare do tu jepet mundësia që të vizitojnë dhe bëjnë takime me shkolla profesionale për të folur rreth programeve profesionale.
Gjithashtu, do të realizohet edhe trajnimi i mësuesve për të bërë të mundur një shërbim sa më cilësor nga një staf i kualifikuar.
Nanila Allkja Biçaku
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
296881 467885Id need to consult you here. Which is not some thing Its my job to do! I spend time reading an write-up that may possibly get individuals to believe. Also, many thanks for permitting me to comment! 683973
121740 258628View the following suggestions less than and find to know how to observe this situation whilst you project your home business today. Earn cash from home 366624
520848 592114 I discovered your weblog website on google and check some of your early posts. Continue to keep up the extremely very good operate. I just additional up your RSS feed to my MSN News Reader. Seeking forward to reading much more from you later on! 655833