Biblioteka e universitetit më të vjetër në botë hapet për publikun pas restaurimit. Kjo bibliotekë ndodhet në Fez të Marokut në universitetin “El Kairouan”. Ky universitet është hapur në vitin 859 në kohën kur janë krijuar format e para të algjebrës nga arabët dhe sot është më i vjetri në botë. Biblioteka është rinovuar disa herë gjatë këtyre 1157 viteve, por për publikun mundi të hapet vetëm pas restaurimit total që i bëri arkitekti maroken-kanadez, Aziz Çauni.
E veçanta e këtij universiteti është se 1157 vite më parë u themelua nga një grua. Ajo quhej Fatime Muhamed el Fihri dhe ishte vajza e një familjeje të pasur tregtare që kishin emigruar në Marokun e sotëm që nga Kairouani, në Tunizinë e sotme. Motra e saj, Mariami, themeloi një nga xhamitë më të mëdha në zonë me po të njëjtin emër.
Megjithëse është themeluar nga një grua, universiteti nuk ka pranuar femra deri në mesin e shekullit të njëzetë. Sot shfaq 4000 dorëshkrime të lashta, më të vjetrat që flasin për profetin Muhamed, si dhe diplomën e parë në botë të bërë prej druri.
Diploma e parë në botë e bërë prej druri.



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
987686 286768Its outstanding as your other articles : D, regards for posting . 486768
315030 992082Hello! I just wish to give a huge thumbs up for the great information youve gotten right here on this post. I will likely be coming back to your blog for a lot more soon. 713795
97699 984884Some truly good and utilitarian information on this internet website , besides I believe the layout holds fantastic capabilities. 302539