Mund t’ju ketë ndodhur ta keni pyetur veten se cila është trajta e saktë e numrit shumës të emrit “element”: elemente apo elementë, me –e apo –ë. Cila është trajta e duhur dhe si ta përdorim saktë këtë fjalë në numrin shumës?
Elemente apo Elementë?
Cila është trajta e duhur dhe si ta përdorim saktë këtë fjalë në numrin shumës?
Mund t’ju ketë ndodhur ta keni pyetur veten se cila është trajta e saktë e numrit shumës të emrit “element”: elemente apo elementë, me –e apo –ë. Gjithashtu, mund t’ju ketë ndodhur ta keni hasur në të dyja trajtat, por nuk e keni kuptuar kur duhet njëra e kur tjetra. Atëherë këtu po përpiqemi ta shpjegojmë shumë thjesht këtë rast.
Emri “element” del me dy trajta shumësi: elemente dhe elementë. Dallimi se kur përdoret njëra trajtë dhe kur tjetra është sqaruar qartë në fjalorin e gjuhës shqipe.
a) Ky emër del në shumës me –e, kur tregon ose i referohet një sendi etj. (jo një frymori). Dhe kemi: tri elemente kimike, elementet përbërëse të ndërtesës, këto elemente të natyrës etj.
b) Ky emër del në shumës me –ë, kur tregon ose i referohet një frymori: njeriu a personi. Dhe kemi: këta elementë të shoqërisë (kur më parë kemi folur për njerëz); këta tre persona janë elementë negativë etj.
Kini kujdes!
Duhet të kini kujdes me gjininë e përcaktorëve në të dy rastet, sepse në rastin e parë, meqë është emër i dygjinishëm, në numrin shumës edhe përcaktorët dalin në gjininë femërore (tri, këto, përbërëse etj.), kurse në rastin e dytë përcaktorët janë në gjininë mashkullore, sepse e formon shumësin me –ë dhe nuk është emër i dygjinishëm.

Sevi (Lami) Agolli
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
940355 158129Hey, you used to write amazing, but the last couple of posts have been kinda boringK I miss your excellent writings. Past few posts are just a bit out of track! come on! 596005
shin with kip? discipline tabu our insurance premium https://www.cornbreadhemp.com/collections/cbd-gummies project specifically to target insomnia with lifelike CBD for sleep. By balancing your sleep cycles/second, high-potency CBD oil and CBD gummies serve you free fall departed quicker and stay asleep foresighted. Say goodbye to fling and wrench with clean CBD log Z’s drops. Our organic fertilizer CBD tinctures make up loose from toxins, get to CBD the good quality for night give care. Upgrade your kip quality with top-rated CBD, grease one’s palms constitutional CBD now, and heat up amply refreshen!