Aplikimi në Portalin Matura Shtetërore 2018 do të kryhet në periudhën 26 mars-10 prill 2018, sipas kalendarit bashkëlidhur këtij njoftimi. Formulari A1 plotësohet online vetëm nga maturantët e vitit shkollor 2017-2018.
Aplikimi në Portalin Matura Shtetërore 2018 do të kryhet në periudhën 26 mars-10 prill 2018, sipas kalendarit bashkëlidhur këtij njoftimi.
Formulari A1 plotësohet online vetëm nga maturantët e vitit shkollor 2017-2018.
Aplikimi online me Formularin A1 bëhet në shkollën ku maturanti vazhdon mësimin.
Procesi i plotësimit të Formularit A1 ndiqet nga një person i ngarkuar nga drejtoria e shkollës, që quhet “mbikëqyrës”.
Formulari A1Z plotësohet nga:
a) Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2018 dhe që kanë detyrim për të dhënë një ose disa provime të Maturës Shtetërore;
b) Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2018 dhe që nuk kanë detyrime të Maturës Shtetërore;
c) Kandidatët që kanë kryer arsimin e mesëm jashtë vendit dhe, pasi kanë bërë njehsimin e diplomës në komisionin përkatës, rezultojnë se kanë ose nuk kanë detyrime të Maturës Shtetërore.
Plotësimi online i Formularit A1Z bëhet në shkollat ku kandidatët kanë kryer arsimin e mesëm të lartë ose në shkollën e përcaktuar nga KMSH-ja e vendbanimit, nëse shkolla e mesme që kanë përfunduar është mbyllur. Kandidatët për të plotësuar formularin A1Z duhet të paraqesin tek mbikëqyrësi një kopje të noterizuar të dëftesës së pjekurisë / vërtetimin, me notat e të gjitha viteve të shkollës së mesme, me fotografi/certifikatën e maturës me notat e të gjitha viteve të shkollës së mesme, lëshuar nga drejtori i shkollës, sipas regjistrit të amzës apo dokumentin e lëshuar nga Arkivi i Shtetit. Procesi i plotësimit të Formularit A1Z ndiqet nga një person i ngarkuar nga drejtoria e shkollës, që quhet “mbikëqyrës”.
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
753442 236528It is really a nice and valuable piece of information. Im glad that you just shared this useful info with us. Please maintain us informed like this. Thanks for sharing. 447014
603457 720518Thanks for some other fantastic post. Where else may possibly just anyone get that type of info in such an perfect means of writing? Ive a presentation next week, and Im at the search for such information. 713172