“Dashuria jote është një ishull”

“Dashuria jote është një ishull” është poezi e shkruar nga Panajotis Xhebraj. Ju kujtojmë që sot është afati i fundit për dërgimin e poezive. Nesër do të shpallet fituesi i këtij konkursi. Ju urojmë suksese të gjithëve!

“Dashuria jote është një ishull”

Dashuria jote është një diell,

I ftohtë posi shiu i dimrit; e pakuptimtë

Edhe dielli më shkrin flatrat prej qiriri…

Sa herë mundohem t’i afrohem Diellit

Tënd të pamëshirë …

Dashuria jote është një ylber,

Plot me ngjyra; ngjyrat e dashurisë …

Të cilat nuk arritën të mbushin

Boshllëkun,

Bardh e zi që kam në shpirt …

Dashuria jote është një det,

Dhe si Uliksi dua t’i bëj ballë,

Por dallgët e tua të misterit,

Më mbysin si lugatë …

Dashuria jonë është si hëna …

E pabesueshme dhe e pakuptimtë,

Një ëndërr me të vërtetë e çmuar,

Një përrallë pa fund e pa fill,

Por dashuria jonë është një ishull…

Që shtrihet në detin e paditurisë

Dhe dashurinë unë s’kam ç’e dua,

Kur digjem nga rëra e ishullit tënd të dashurisë.

Panajotis Xhebraj

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
12 comments
  1. Pingback: ร้านยา
  2. Pingback: altogel alternatif
  3. Pingback: kazinovostok.space
  4. Pingback: toker
  5. Pingback: M bar 10k
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

"Përtej kufijve të një dashurie"

Next Article

"Dashuria"

Related Posts
;