Hera e parë e marrëdhënieve seksuale dhe shtatzania

Është studiuar se 20% e çifteve që kryejnë marrëdhënie seksuale për herë të parë nuk përdorin asnjë metodë kontraceptive. Kjo është një sjellje shumë e rrezikshme, përveçse e papërgjegjshme…

Më kanë thënë se është e pamundur të mbetesh shtatzënë kur kryen për herë të parë marrëdhënie seksuale. Është e vërtetë?

Ky besim që vazhdon të jetë shumë i përhapur tek të rinjtë (edhe pse është e pakuptueshme, me gjithë informacionin e gjerë në lidhje me këtë çështje) jo vetëm që është tërësisht i gabuar, por në shumë raste është përgjegjës i shtatzënive të padëshiruara.

Është studiuar se 20% e çifteve që kryejnë marrëdhënie seksuale për herë të parë nuk përdorin asnjë metodë kontraceptive. Kjo është një sjellje shumë e rrezikshme, përveçse e papërgjegjshme, duke ditur që çdo femër mund të mbetet shtatzënë që nga perioda e parë. 

Nga ana tjetër, mjafton vetëm një marrëdhënie seksuale për t’u infektuar nga një sëmundje seksualisht e transmetueshme (SST), prandaj është e domosdoshme mbrojtja në çdo marrëdhënie seksuale që kryhet.

Ç`po ndodh me mua, 101 pyetje dhe përgjigje, ALBAS

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Gishtat në hundë mund të kthehen në rrezik serioz!

Next Article

Teknologjia, nevojiten më shumë femra në këtë fushë

Related Posts
më shumë

Anaksimandri

Anaksimandri zbuloi në mënyrë të efektshme idenë e hapësirës: domethënë, një gjithësi me thellësi i njohur si babai…
;