Festa e abetares në shkollën Mileniumi i Tretë

Nxënësit para prindërve, gjyshërve e shumë pjesëmarrësve të tjerë shfaqën pika të larmishme si: vjersha, këngë, vallëzime, lojëra ritmike dhe pjesë tjera interesante duke i bërë edhe mysafirët pjesë të programit me fakte e gjëegjëza.

Kaluan ditët, javët e muajt që nga fillimi i klasës së parë, ditës kur për herë të parë nxënësit e klasave të para u takuan me shkollën për t’u nisur në një rrugëtim të gjatë drejt dijes.

Shkronjë pas shkronje, numër pas numri arritën të shkruajnë e të lexojnë për bukuri fjalët e tyre më të ëmbla si: nënë, baba, gjysh, gjyshe, mësuese, shkollë e deri te krijimi i ngjarjeve të ndryshme kuptimplota.

E gjithë kjo punë u kurorëzua me Festën e Abetares, si ditën dhe ngjarjen më të veçantë për shkollarët e vegjël, e cila u mbajt më datë 19.5.2016, në teatrin “Dodona” me një program të përgatitur nga departamenti i klasave të para në bashkëpunim me arsimtaren e arteve, Mirlinda Ramadani, arsimtaren e muzikës, Yllnora Gashi, arsimtaren e gjuhës angleze, Krenare Lleshi dhe gatishmërinë e gjithë stafit të shkollës. Nxënësit para prindërve, gjyshërve e shumë pjesëmarrësve tjerë shfaqën pika të larmishme si: vjersha, këngë, vallëzime, lojëra ritmike dhe pjesë tjera interesante duke i bërë edhe mysafirët pjesë të programit me fakte e gjëegjëza.

Të pranishmit dhe fëmijët i përshëndeti drejtoresha e shkollës Afrore Lila me fjalët më të ëmbla për shënimin e kësaj dite duke përçuar mesazh domethënës për të vegjëlit:

“… Me përmbylljen e mësimit të Abetares, shkolla po e përmbyll edhe vitin e 12-të të punës së saj me mësimin e tingujve, shkronjave e numrave qindra yllkave e fatosave, gjeneratë pas gjenerate me të veçantat e tyre ashtu sikur këta artikulues të alfabetit dinë t’i japin melodinë më të ëmbël librit të parë.

E ligjërimi i tyre melodioz bëhet edhe më tërheqës, thesari i këtyre filizave mbushet çdo ditë me ndihmën e përkushtimin e mësueseve duke i nxitur të qëndisin ese, të thurin fjali për çastet më të bukura në shkollë e jashtë saj, të marrin dhe të lënë porosi për gjyshërit, për nënat, baballarët dhe shokët e tyre.

Sot, nga kjo festë e madhe kalamajtë e pallatit Mileniumi po hyjnë në një kapitull të ri të jetës së tyre, në universin e madh të dijes, në botën e madhe të librit e shkencës…”

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
1 comment
  1. 381850 653458Slide small cooking pot within the cable to make it easier for you to link the other big wooden bead for the conclude with the cord. 560336

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Hapet zyrtarisht “Festivalit i Ideve Rinore 2016”

Next Article

Shfrytëzoje ankthin të bëhesh një lider më i mirë

Related Posts
;