Notice: Function WP_Scripts::add was called incorrectly. The script with the handle "powerkit" was enqueued with dependencies that are not registered: tippy. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.9.1.) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 6131

Duaje fort lëndën, nxënësit, puno. Suksesi është i garantuar

Një bisedë me mësuesen e fizikës në shkollën “Zihni Magani” në Peqin, e cila flet për pasionin për punën, përkushtimin dhe çelësin e suksesit. Pas 30 vitesh punë ajo ka shumë për të treguar…

Për të fizika është lënda që i është përkushtuar 30 vite me radhë. I ka dhënë kënaqësi, i ka formuar vullnetin dhe i ka shtuar dëshirën për të ecur përpara. “Kur i hedh një sy rezultateve të nxënësve ndër vite jam e bindur që ia ka vlejtur”. Ajo quhet Hajrie Malkja dhe është mësuese e fizikës në shkollën “Zihni Magani” në Peqin.

Është e bindur që puna, lodhja dhe përkushtimi i saj ndaj nxënësve nuk kanë shkuar kot pasi nënësit e saj tashmë janë të suksesshëm dhe mësuesja e fizikës ka mundr të lërë gjurmë tek ata. E pikërisht kjo e bën të ndihet mirë dhe i jep kurajon për të ecur përpara.

Mëngjeset e saj janë gjithmonë të vrullshme teksa shpejton hapat për të arritur në kohë në shkollë. Korrekte, e dashur dhe e përgatitur paraqitet përpara nxënësve të saj me regjistrin në dorë. Arrin të dominojë klasën me lehtësi, vitet e punës e kanë përgatitur për çdo situatë, ndërsa nxënësit dëgjojnë me interes shpjegimin e mësimit dhe ndjekin me sy çdo lëvizje të mësueses së tyre. 

Teksa e pyesim se si ka ndryshuar sistemi arsimor ndër vite mësuese Hajrija thotë: Është e vërtetë që sistemi arsimor është reformuar në shumë aspekte dhe në këtë kuadër dhe metodat e mësimdhënies dhe mësimnxënies. N.q.s më parë kultivoheshin metodat e të mësuarit mekanik me në qendër mësuesin ku nxënësi ishte thjesht objekti i orës së mësimit, sot ai është jo vetëm objekt, por dhe subjekti i saj. Sot ai është në qendër të orës së mësimit dhe mësuesi e menaxhon atë.”

Për ta bërë orën e mësimit me eficiente përpiqet vazhdimisht t’i përzgjedhë metodat në funksion që në qendër të saj të jetë nxënësi.
Mësuesja e fizikës përdor këto metoda:
a) Teknikat dhe metodat e punës në grup,
b) Teknikat dhe metodat e hulumtimit,
c) Teknikat dhe metodat për zhvillimin e të menduarit krijues dhe kritik.

Një nxënësi që e ka të vështirë të mësojë lëndën e fizikës ajo i thotë që asnjëherë të mos dekurajohet, asgjë s’është e pamundur, por duhet të kesh dëshirë, vullnet, këmbëngulje, për të arritur atë që do. Është e bindur që këto fjalë duhen shoqëruar me një punë të palodhur, plot pasion të mësuesit. Të dyja së bashku garantojnë suksesin e nxënësit.

Në mbyllje të bisedës, mësuesja e përkushtuar dhe e dashur për nxënësit e kolegët na tregon se motoja e saj është: “Duaje fort lëndën, nxënësit, puno shumë me to. Suksesi është i garantuar”.

Mësuese Hajrie Malkja është ndër mësueset më të mira të shkollës, shembull për t’u ndjekur nga nxënësit, ndërsa prindërit i janë mirënjohës për punën e palodhur që ajo bën. Edhe sot, pas 30 vitesh punë në arsim, punon me  të njëjtin pasion, me përkushtim dhe dashuri për të arritur rezultatet e dëshiruara nga vetë ajo, nxënësit dhe prindërit.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
1 comment
  1. raise your banner without debilitate your notecase when you research our frequent. https://www.hipuffy.com/collections/mushrooms We narrow in sourcing the highest thca hangman’s halter flower and top-grade thca hybrid flower from sustainable, organic fertilizer produce. If you erotic love a keen stack, our cheap thca flower choice and inculcate thca flower survival put up one authorization at an unbeatable Mary Leontyne Price head. Don’t forget to partner off your exchange premium thca flower bribe on-line fiat with our democratic delta 9 gummies sativa regale or soothing indica eatable gummies for a all-around hive up. frequent now for fast merchant marine!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Albas bashkëbisedim me mësuesit në Pukë dhe Mallakastër

Next Article

Ja cilat janë dhe ku ndodhen shkollat më të veçanta

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): Failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5481