Në shkollën ‘’Mileniumi i Tretë’’ tashmë kanë filluan të funksionojnë klubet. Kështu janë emërtuar aktivitetet relaksuese të ditës së premte, të cilat zhvillohen përgjatë dy orëve të fundit. Qëllimi i këtyre orëve është kënaqësia dhe relaksimi i plotë i nxënësve nën kujdesin e mësuesve.
Çdo nxënës i përket një klubi në të cilin mund të shprehë pasionin dhe talentin e vet si dhe krijon shoqëri të re. Ka klube nga më të ndryshmet ku nxënësi mund të ndihet rehat edhe pse nxënësit janë nga moshat dhe klasat e ndryshme.
Klubet kanë për qëllim të zhvillojnë anën kreative të nxënësit e me raste ata të zbulojnë talente të reja brenda vetes. Përmes klubeve formojmë lidhje më të ngushta me arsimtarët, të cilët, duhet thënë se janë të veçantë e të mrekullueshëm. Gjithashtu lirisht shprehim dëshirat dhe mendimet tona.
Klubet këtë vit janë:
- Revista M3
- Lojërat në internet
- Futbolli
- Biologët e rinj
- Ted Talks
- Shahu
- Arts and Crafts
- Përjeto shijen artistike
- Cheerleaders
- Klubi i ndërmjetësimit midisbashkëmoshatarëve
- Klubi i leximit
- Ping-Pong-u


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
984496 112215Nice post. I learn something much more challenging on different blogs everyday. It will always be stimulating to read content material from other writers and practice a bit something from their store. Id prefer to use some with the content on my weblog whether you dont mind. Natually Ill give you a link on your internet weblog. Thanks for sharing. 330137