Notice: Function WP_Scripts::add was called incorrectly. The script with the handle "powerkit" was enqueued with dependencies that are not registered: tippy. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.9.1.) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 6131

Xhubleta shqiptare, pasuri e gjithë botës! Merret në mbrojtje nga UNESCO

Dosja e dijebërjes artizanale të xhubletës është pranuar në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s, dhe tashmë është pasuri e gjithë njerëzimit.

Xhubleta shqiptare, aseti i rëndësishëm kulturor me vlera historike, është marrë nën mbrojtjen e UNESCO-s.

Dosja e dijebërjes artizanale të xhubletës është pranuar në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s, dhe tashmë është pasuri e gjithë njerëzimit. Lajmin e ka bërë me dije Ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

“Një lajm i jashtëzakonshëm për trashëgiminë tonë #kulturore, si dhuratë në 110-vjetorin e Pavarësisë! Pas një pune të gjatë, plot përkushtim të një grupi të madh bashkëpunëtorësh, dosja e dijebërjes artizanale të xhubletës u pranua në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s. Xhubleta shqiptare, e lashtë 4 mijë vjet, tashmë është pasuri e gjithë njerëzimit!”– shkruan ministrja.

Prodhimi i xhubletës tradicionale me të gjithë parametrat e saj ka ndalur në vitet ’50 apo ’60. Të prodhohet një xhubletë kërkonte 6 deri në tetë muaj.

Xhubleta në trajtë kambane, e valëzuar në pjesën e pasme, ruan fort mirë në kohë lufte identitetin e kombit shqiptar, nëpërmjet motiveve edhe simboleve të ndryshme, që tregojnë besimin në Zot edhe bukurinë e femrës malësore. Veshja konsiderohet unike për shkak të formës, strukturës dhe mënyrës se si është zbukuruar me grep.

Arkivi shtetëror ka rreth 33 xhubleta. Koleksionet private shkojnë nga disa dhjetëra në qindra.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
1 comment
  1. 481393 478156This was an incredible post. Truly loved studying your web site post. Your data was extremely informative and useful. I feel you will proceed posting and updating often. Looking forward to your subsequent one. 837696

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

"Duajeni Shqipërinë, jo vetëm për festa"

Next Article

Ministrja Kushi prezanton projektin e Librarisë Zanore për nxënësit që nuk shikojnë

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): Failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5481