“Ngashërimi i tokës kundrejt njeriut”, poezi nga mësuesja Albana Toçka

Albana Toçka, e cila është mësuese e lëndës Gjuhë dhe Letërsi shqipe në shkollën “Muhamer dhe Esat Minarolli” në Pogradec, poezinë e ka patur pasion që në moshë të vogël. Ajo po përgatit librin e saj të parë dhe prej tij ajo ka shkëputur një poezi për ta ndarë me të gjithë ne.

Ngashërimi i tokës kundrejt njeriut

Kërkoj respektin që të fala!

Dhe kurrë nuk dite të ma kthesh.

Kërkoj shërimin që të dhurova,

Me duart plot, kur erdhe në jetë! 

Kërkoj mirësinë e dashurinë,

Që porsi prind ta pata dhënë!

Sa herë NËNË më pate thirrur,

Por asnjë qenie s’lëndon një nënë. 

Lotët e mi burim i jetës,

I ke helmuar ti tashmë.

Por për hir të së vërtetës,

Helmon dhe veten me këtë gjë.

 

Unë të fal ajrin që të jetosh,

Por ti e ndot me shpikje ”lojërash”.

Prandaj mëso të respektosh,

Që fëmija yt mos vuajë pasojat! 

Unë qaj në heshtje pa u ankuar,

Ndonëse përbrenda kam një fuqi,

Që kur të vijë koha për ta treguar

Nuk ke ku strukesh biri im njeri.

Dhe ja tek jemi tani përballë.

Unë e plagosur,ti zemërvrarë!

Po më kërkon pak dhembshuri?

Nuk di,a je i denjë vallë!

Se thellë në shpirt më ke lënduar.

Fëmijët e mi ti shpesh i ke vrarë.

Ndaj, leri të gëzohen sadopak!

Ndërkohë unë mendohem,

A do të fal…

(Kur njeriu u karantinua për shkak të Covid 19,

kafshët dolën jashtë në rrugë si për të protestuar 

dhe kërkuar vendin e tyre si pronë e përbashkët e nënës Natyrë, duke shëtitur pa frikë nëpër rrugë.)

Albana Toçka

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
1 comment
  1. worry in CBD wellness but don’t bonk where to offset? record our comprehensive https://www.cornbreadhemp.com/collections/thc-gummies conduct to take how everlasting CBD, full spectrum CBD, and CBD insulate backing your body. Unlike THC, pure CBD put up non-psychoactive profit that sustenance you keen and relaxed. Whether you opt CBD oil color strike down, CBD edibles, or CBD capsulise, we explicate CBD dosage so you arse pick the advantageously CBD merchandise. go your instinctive CBD journey today with complete self-assurance in certify organic fertiliser CBD!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

"Ti mund ta mbash 4-ën tënde dhe unë do ta mbaj ëndrrën time"...

Next Article

Të drejtat jo të dukshme, por ekzistuese të mësuesve

Related Posts
;