Kjo është ndër shkollat model jo vetëm në zhvillimin e kurrikulave shkollore, por edhe të ruajtjes së traditës, kulturës dhe artit të zejeve së Zonës së Zadrimës. Prej disa vitesh është ngritur madje një muze historik dhe etnografik.
Zëvendës ministrja e Arsimit Rinisë dhe Sportit Nina Guga vizitoi këto ditë shkollën e mesme të bashkuar “Gjovalin Gjadri” në Gjadër të Lezhës. Në këtë shkollë prej 16 vitesh ka punuar si mësues dhe drejtues Hasan Muça, i cili të hënën mori detyrën e drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar Lezhë.
Kjo është ndër shkollat model jo vetëm në zhvillimin e kurrikulave shkollore, por edhe të ruajtjes së traditës, kulturës dhe artit të zejeve së Zonës së Zadrimës. Prej disa vitesh është ngritur madje një muze historik dhe etnografik.

Zëvendësministrja Guga në faqen e saj zyrtare vlerëson këtë fakt duke deklaruar: “Në një vizitë pune në shkollën e mesme të bashkuar ‘Gjovalin Gjadri’ në Gjadër të Lezhës, pata kënaqësinë të shoh nga afër punën e shkëlqyer të stafit mësimor dhe drejtues të kësaj shkolle. Një shkollë model në pamje dhe përmbajtje, ku përveç kompetencave të kurrikulës nxënësit zhvillojnë traditën e bukur të arteve e zejeve të zonës së Zadrimës. Një përvojë e mrekullueshme pune që duhet të shërbejë si shkëmbim eksperience edhe me shkolla të tjera duke vendosur theksin te bashkëpunimi i shkollës me komunitetin”.





Lindita Kokaj
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
968652 607969A lot of writers recommend just writing and composing no matter how bad and if the story is going to develop, youll suddenly hit the zone and itll develop. 831059
205194 326393You produced some decent points there. I looked on-line for any issue and found most individuals will go in conjunction with with your site. 163586