Notice: Function WP_Scripts::add was called incorrectly. The script with the handle "powerkit" was enqueued with dependencies that are not registered: tippy. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.9.1.) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 6131

Aplikimet për portalin deri më datë 30 qershor, Kushi: Ja cilët janë risitë e këtij viti për aplikantët

Ministrja e MASR Evis Kushi ka lajmëruar të gjithë kandidatët që dëshirojnë të ushtrojnë profesionin e mësuesit, se mund të aplikojnë në portalin “Mësues Për Shqipërinë” deri në datën 30 qershor 2021. Ministrja Kushi ka lajmëruar edhe disa risi që vijnë këtë vit nëpërmjet Udhëzimit të ri nr. 12.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi nëpërmjet një video-mesazhi ka lajmëruar të gjithë kandidatët që dëshirojnë të ushtrojnë profesionin e mësuesit, se mund të aplikojnë në portalin “Mësues Për Shqipërinë” deri në datën 30 qershor 2021. 

Ministrja Kushi ka lajmëruar edhe disa risi që vijnë këtë vit nëpërmjet Udhëzimit të ri nr. 12, në lidhje me procedurat e emërimit të mësuesve. Këto ndryshime dhe risi vijnë si përgjigje ndaj kërkesave të vazhdueshme. 

“Së pari, përveç kandidatëve të rinj, në portal mund të marrin pjesë edhe mësuesit që janë në sistem, për të patur mundësi për lëvizje paralele jo vetëm në fund të vitit, por për të konkurruar edhe për vendet e lira që krijohen gjatë vitit, pra duke i shfrytëzuar të dyja fazat e konkurrimit, edhe me dosje, edhe me testim. Gjithsesi, pavarësisht rezultatit në testim, mësuesi ka të drejte të ruajë vendin e tij aktual të punës”- nënvizon ninistrja Kushi në video-mesazh.

“Së dyti, si rezultat i kërkesës së vazhdueshme të sindikatave, ne kemi përfshirë në vlerësim edhe vjetërsinë e punës në mësimdhënie, si pjesë e dosjes, edhe për lëvizjen paralele në fund të vitit, edhe për aplikantët në portal, duke i dhënë kështu më shumë peshë eksperiencës dhe kontributit tuaj” – shton ajo.

Për vlerësimin e mësuesve të sistemit parashkollor që aplikojnë në portal, janë parashikuar që të ngrihen në zyrat arsimore komisione të përbashkëta me njësitë e vetëqeverisjes vendore, për të patur akoma më shumë transparencë në këtë proces. Udhëzimi ofron mundësi punësimi në arsimin bazë edhe për specialistët e arteve nëse nuk do te ketë mësues në portal për këto lëndë.

Duke theksuar se vlerësimi i portalit bazohet pa dyshim në meritokraci dhe transparencë, Ministrja Kushi bën thirrje që të aplikojnë në Portalin “Mësues për Shqipërinë”.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
1 comment
  1. 572738 357158For anybody who is considering about external complications, sometimes be tough amaze those to realize to produce just a single weed in this very flowing generally requires eleven liters concerning gasoline to. dc totally free mommy blog giveaways family trip home gardening house power wash baby laundry detergent 670724

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

A ndikojnë rrezet e diellit për të rritur imunitetin tuaj? 

Next Article

Rëndësia e leximit në shkollë e në jetë

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): Failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5481