Miqtë janë shumë të rëndësishëm në jetën e kujtdo. Mirëpo, për të fituar zemrën e një mësuesi ju duhet pak më tepër punë. Ja si do ishtë një mik perfekt për një mësues.
– T’i vish në ndihmë gjatë projekteve të ndryshme që realizojnë me fëmijët.
– Të jesh gjithmonë i gatshëm të festosh me mikun mësues.
– Të jesh aty për ta brohoritur në çdo sukses.
– Ta bësh të qeshë në ditët më të zymta.
– T’i kujtosh se edhe ata kanë nevojë për kohë dedikuar vetes, pasioneve dhe dëshirave.
– T’i përgatisësh një filxhan kafe apo çaj të ngrohtë.
– Të shkruani një mesazh saktë dhe pa gabime, pasi mësuesit e vërejnë aspektin drejtshkrimor.
– Data 7 mars duhet t’ju gjejë pranë mikut tuaj mësues, me ndonjë dhuratë, dedikim, vëmendje, etj.
– Dhurojini herë pas here mjete shkollore. Mësuesit janë nxënës të përjetshëm.
– Toleroni ndonjë moment shpërthimi emocional. Ngarkesat janë mëse normale kur punon gjatë në fushën e edukimit.
– Siguroni ndonjë udhëtim në kohë pushimesh apo festash.
– Duaji idetë e çmendura të mikut tuaj mësues, qoftë edhe kur janë të vështira për t’u realizuar.
– Dokumentoni momentet më të bukura me foto.
– Blini libra bashkë.
– Gatuani një drekë të shëndetshme për të.
– Mësuesi duhet ta dijë që ju jeni miku, të cilit mund t’i hapë zemrën në çdo kohë.
– Ju duhet ta dini kur duhet t’i thoni një fjalë inkurajuese.
Parajsa Shtini
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.