Notice: Function WP_Scripts::add was called incorrectly. The script with the handle "powerkit" was enqueued with dependencies that are not registered: tippy. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.9.1.) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 6131

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi: Nxënësve me aftësi të kufizuar nuk u jepet e drejta për arsim profesional

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, e ka parë të nevojshme të bëjë thirrjen për hartimin e akteve nënligjore dhe përcaktimin e kritereve, vlerësimin dhe emërimin e mësueseve ndihmës për fëmijët me aftësi të kufizuara që ndjekin arsimin dhe formimin profesional, pasi ka parë shkelje.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka vërejtur se nxënësit me aftësi të kufizuara, diskriminohen për sa i përket pamundësisë për të ndjekur arsimin profesional, ku shkak për këtë të fundit rezulton mungesa e mësuesit ndihmës. 

“Arsimi profesional për personat me AK do të thotë zhvillimi i atyre kompetencave personale e profesionale të nevojshme, që në të ardhmen do t’ju mundësoj sigurimin e mirëqenies sociale, zhvillimit dhe autonomisë ekonomike”thuhet në një prononcim që ka bërë Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi duke shtuar se “Realizimi i këtij qëllimi nënkupton një individ të pavarur, që nuk përbën barrë për familjen dhe shoqërinë gjatë gjithë jetës. Në vitet e fundit, qasjet për përfshirjen në arsimin dhe formimin profesional për këtë kategori njerëzish janë bërë më të arritshme, por një ndër elementët thelbësor për aksesin dhe pjesëmarrjen e personave me AK në sistemin arsimor, veçanërisht në arsimin dhe formimin profesional është mësuesi ndihmës”.

Nisur nga këto, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, e ka parë të nevojshme të bëjë thirrjen për hartimin e akteve nënligjore dhe përcaktimin e kritereve, vlerësimin dhe emërimin e mësueseve ndihmës për fëmijët me aftësi të kufizuara që ndjekin arsimin dhe formimin profesional, pasi ka parë shkelje ndaj këtyre të fundit. 

Një rast konkret që Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka paraqitur është ky: “Pas shqyrtimit të një ankese që ka bërë shtetasja me inicialet  Z. B. kundër Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Shkollës së Mesme Profesionale Isuf Gjata, Korçë, me pretendimin diskriminim për shkak të aftësisë së kufizuar, Komisioneri ka dalë me vendimin Nr. 170, datë 19.11.2019, me anë të të cilit ka vendosur, Konstatimin e diskriminimit, të fëmijës me inicale F. B. nga ana e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, për shkak të aftësisë së kufizuar”. 

Gjithashtu ky Komisioner ka ndërmarrë masa, duke i vendos gjobë institucionit të Ministrisë së financave dhe Ekonomisë për mos hartimin e këtyre akteve.

Marina Kërçeli  

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
1 comment
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Plotësimi i formularit A1\A1Z, 8 tetori shansi i fundit për aplikimin në universitet (viti akademik 2020-2021)

Next Article

Pse prindërve po u kërkohet numri i ID nga shkollat? Vjen sqarimi nga DPAP

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): Failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5481