Notice: Function WP_Scripts::add was called incorrectly. The script with the handle "powerkit" was enqueued with dependencies that are not registered: tippy. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.9.1.) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 6131

Si mund të tërhiqni vëmendjen e nxënësve tuaj?

Shprehja “Dita e mirë duket që në mëngjes”, duket se është e vërtetë kur vjen puna tek të punuarit në klasë. Nëse ka një faktor që ndikon në mbarëvajtjen e gjithë orës mësimore, atëherë ai është mënyra apo teknika sesi e nis një orë të tillë.

Të filloni mësimin pa vëmendjen e nxënësve tuaj është një gabim pedagogjik. 

Shprehja “Dita e mirë duket që në mëngjes”, duket se është e vërtetë kur vjen puna tek të punuarit në klasë. Nëse ka një faktor që ndikon në mbarëvajtjen e gjithë orës mësimore, atëherë ai është mënyra apo teknika sesi e nis një orë të tillë. 

A janë nxënësit të përqëndruar dhe të fokusuar për t’ju ndjekur me sy dhe për t’ju dëgjuar? Si mund ta tërhiqni plotësisht vëmendjen e nxënësit që në fillim të orës mësimore?

Si çdo gjë në jetë, edhe kjo është një aftësi e lindur dhe secili mësues ka atë mënyrën individuale sesi t’ia arrijë qëllimit.  Por, metoda që përdoret varet edhe nga mosha e nxënësit. Ndryshon metoda që ndjek një mësues i fillores nga metoda që ndjek një mësues i nëntë vjeçares apo gjimnazit. Nëse jeni mësues i ri, me patjetër duhet të flisni me një mësues më të vjetër në eksperiencë. 

Lapsat në bankë – kjo është një metodë e shpejtë, vizuale dhe efektive. Kur u kërkohet diçka e tillë, absolutisht të gjithë nxënësit do të jenë duke ju parë në sy. 

Nëse jeni duke më dëgjuar, vendosni duart në kokë, nëse nuk më dëgjoni dot, vendosni dorën tek veshi – Kjo metodë është për më të vegjëlit, sepse ata mund ta kenë më të vështirë për t’u shprehur në momentin që janë në bangën e fundit dhe nuk ju dëgjojnë dot. 

Shikomëni, dëgjomëni! – frazat në formë thirrjeje janë shumë të përshtatshme, sepse ju arrini t’i tërhiqni vëmendjen. Me tonalitetin e zërit nuk mund të jeni linear, por duhet ta ulni apo ta shpeshtoni frekuencën apo lartësinë e zërit. Lineariteti është shumë monoton dhe i mërzitshëm. 

Gati për mësim! – Një shprehje e shkurtër e thjeshtë, e lehtë për t’u bërë pjesë e rutinës tuaj. Nxënësit në nisje të një orë të re mësimore janë mjaft të shpërqëndruar, sepse është e kuptueshme. Sapo kanë mbaruar orën e matematikës dhe do nisin orën e letërsisë. Kapërcimi është shpërqëndrues. Ndaj, përfitoni nga kjo frazë. 

Mësuesi duhet të ndjekë një metodë që i përshtatet stilit të tij. Kjo është shumë e rëndësishme. Nga ana tjetër, mos harroni të motivoni nxënësit tuaj me shprehje të natyrës: “Bravo”; “Keni bërë një punë shumë të mirë”, “Jam krenar për ju”, “Jeni nxënës shembullorë”, etj. 

Parajsa Shtini

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Detyrat e mësuesit dhe fëmijëve gjatë një planifikimi ditor të parashkollorit

Next Article

Eqrem Çabej për mësuesit: Gabimet që mund të bëni me nxënësit, janë të pakorrigjueshme

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): Failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5481