Licencohet për herë të parë “Mësuesi Ndihmës”, në kuadër të profilit “Arsim Special”

Nga 30 kandidatë të shpallur në faqen zyrtare të QSHA, ditën e djeshme iu nënshtruan testimit si mësues ndihmës 24 kandidatë. Nga këta, 20 kandidatë (ose 83% e pjesëmarrësve) rezultuan të suksesshëm në provim.

Ditën e djeshme, pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA), është zhvilluar provimi i shtetit për profesionin e rregulluar të mësuesit, në profilin “Arsim Special”, procedurat dhe vijimësia e të cilit përfunduan me sukses.

“Nga ana e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) janë ngritur prej muajsh komisionet përkatëse dhe grupet e punës për të punuar mbi programin orientues të provimit të shtetit dhe fondin e pyetjeve që do të shërbejë për të vlerësuar kandidatët e ardhshëm në këtë profil”– thuhet në njoftimin që ka shpërndarë MASR për mediat.

Drejtoritë Rajonale Arsimore Parauniversitare kanë nxjerrë njoftimet për aplikime të studentëve që i përmbushin kriteret e formimit universitar dhe kanë dorëzuar listat e kandidatëve potencialë pranë QSHA dhe MASR. Nga 30 kandidatë të shpallur në faqen zyrtare të QSHA, ditën e djeshme iu nënshtruan testimit përkatës 24 kandidatë. Nga këta, 20 kandidatë (ose 83% e pjesëmarrësve) rezultuan të suksesshëm në provim. 

“Në vijim, profili “Arsimit Special” do të jetë pjesë e inkorporuar në tërësinë e profileve që ka mësuesia duke u përfshirë në sezonet e ardhshme të provimit të shtetit në profesionin e rregulluar të mësuesit”- thuhet në njoftimin që ka shpërndarë MASR për mediat.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
1 comment
  1. 68858 815091This web website may be a walk-through for all of the details you wanted in regards to this and didnt know who to question. Glimpse here, and you will undoubtedly discover it. 3232

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Gjuha e trupit dhe fëmijët - këshilla nga Fon Ilia, psikolog klinik

Next Article

Organizimi i provimeve të shtetit për profesionet e mjekësisë, dhjetor 2019 - janar 2020

Related Posts
;