Klasa e VI e shkollës 9-vjeçare “Loni Mone Poro”, Novosel, Vlorë, ka zhvilluar një orë të veçantë në lëndën e matematikës. Mësuesja e tyre, Aida Demiri, organizoi një orë të hapur me qëllim që nxënësit e saj të mësonin duke u argëtuar.
Për ta bërë orën e matematikës sa më të pëlqyeshme për nxënësit, mësuesja, Aida Demiri e shkolles 9-vjeçare “Loni Mone Poro”, Novosel (Vlorë), organizoi një orë të hapur me temë “Kodimi”.
Në kuadër të javës së Kodimit nxënësit e saj u ndanë në grupe pune për realizimin e kësaj teme. Ata kryen veprime aritmetike, ku secili rezultat i përgjigjej një fjale për shprehjet e famshme të matematicienit Carl Friedrich Gauss: “Aritmetika mbretëresha e Matematikës ” dhe “Matematika mbretëresha e shkencave”. Në fund të orës nxënësit ndjeheshin të kënaqur sepse ishin përfshirë të gjithë në veprimtari dhe secili kishte kodin e vetë, ku në formën e lojës ata nuk do të thërriten më me emra e mbiemra në orët e matematikës, por me numra (dy shifror).


Vetë mësuese Aida u shpreh kështu: “Ndihem e kënaqur sepse edhe nxënësi më pasiv në orët teorike, tek kjo orë e veçantë ka shkëlqyer në lojërat matematikore. Vetë ai ndihej i kënaqur që mundi të nxirrte rezultatin final”.
Kjo sipas mësuese Aidës ishte një orë përmbyllëse për linjën me numrat dy shifror për të gjitha veprimet aritmetike. Java e kodimit është shpallur nga Ministria e Arsimit Rinisë dhe Sporteve si java dedikuar lëndës së matematikës për të realizuar orë të veçanta.
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
853617 897323In the event you happen to significant fortunate folks forms, referring by natural means, furthermore you catch the attention of some sort of envy in consideration of those types the other campers surrounding you which have tough times about this subject. awnings 985001