Notice: Function WP_Scripts::add was called incorrectly. The script with the handle "powerkit" was enqueued with dependencies that are not registered: tippy. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.9.1.) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 6131

Masivizimi i kulturës në sport, MASR lançon projektin e ri

Sport, Talent, Aftësi, Rini (S.T.A.R) është projekti më i fundit i ndërmarrë nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Nëpërmjet tij do të zhvillohen praktika profesionale për studentët dhe orë shtesë sportive për nxënësit e shkollave të mesme

Sport, Talent, Aftësi, Rini (S.T.A.R) është projekti më i fundit i ndërmarrë nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) me qëllim masivizimin e kulturës sportive tek të rinjtë. Rreth 5,000 nxënës gjithsej nga 20 shkolla të mesme publike, të cilët banojnë kryesisht në zona rurale, do të zhvillojnë orë shtesë në sport nga 150 studentë të edukimit fizik nga universitetet publike në vend. Në Tiranë ka nisur edhe trajnimi dy-ditor i studentëve nga ekspertët e TOKA, një organizatë e mirënjohur në Kosovë e cila ka gjithë ekspertizën e duhur për edukimin dhe zhvillimin e aftësive tek të rinjtë. Për studentët kjo është një mundësi e mirë për të përfituar nga praktika profesionale dhe për t’u njohur nga afër me punën e mësuesit të edukimit fizik, duke vënë në zbatim të drejtpërdrejtë dijet dhe aftësitë e fituara përgjatë viteve të studimit.  Nga ana tjetër, nxënësit do të kenë mundësi të zhvillojë orë shtesë në sport, si dhe të mësojnë e stërviten me të rinj që përafrohen në mentalitet e botëkuptim me brezin e tyre. 

Pjesëmarrja e të rinjve në sport do të ndikojë jo vetëm në zhvillimin e aftësive por dhe në edukimin e tyre si puna në grup, përmirësimin e shëndetit, zhvillimin e vlerave, krijimin e lidhjeve dhe miqësive. Duke luajtur sport, të rinjtë dhe familjet e tyre do të përjetojnë një ndjenjë të përkatësisë, që vjen nga një komunitet i mbledhur së bashku për të brohoritur për ekipin e tyre. Të gjithë luajnë, dhe të gjithë fitojnë! Evidentimi dhe promovimi i talenteve të reja, për t’i rekrutuar në klubet sportive, si pjesë e ekipeve zinxhirë të moshave është një tjetër qasje e këtij projekti. 

Gjithashtu, metoda “peer to peer education”, (edukimi bashkëmoshatar) me trajnerë të përzgjedhur nga studentët e universiteteve publike me programe studimi në sporte, do të ndërtojë një marrëdhënie reciproke përfitimi.  Qëllimi i projektit është rritja e pjesëmarrjes së të rinjve, ofrimi i aksesit të barabartë në sportin për të gjithë dhe promovimi i edukimit në dhe përmes sportit, me fokus të veçantë zhvillimin e aftësive.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Së shpejti “Albas” sjell romanin në shqip të nobelistes Olga Tokarczuk, “Shtërgjet”

Next Article

Nxënësit surprizojnë mësuesin, i botojnë librin e lënë në harresë

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): Failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5481