Notice: Function WP_Scripts::add was called incorrectly. The script with the handle "powerkit" was enqueued with dependencies that are not registered: tippy. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.9.1.) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 6131

Njoftim për fotokopje testi, MSH 2019

Këtë vit të gjithë maturantët kanë të drejtë të kërkojnë fotokopjen e testit dhe të fletëpërgjigjes, pas përfundimit të të gjitha provimeve. Ky shërbim ofrohet nga QSHA pa pagesë.

Në zbatim të nenit 26, pika 9, të Rregullores së Maturës Shtetërore 2019, të gjithë maturantët/kandidatët që do të japin provimet e MSH 2019, kanë të drejtë të kërkojnë fotokopjen e testit dhe të fletëpërgjigjes, pas përfundimit të të gjitha provimeve.

Çdo maturant/kandidat që kërkon fotokopjen e testeve të Maturës dhe të fletëpërgjigjeve përkatëse, duhet të paraqesë kërkesën në shkollë brenda 3 ditëve nga shpallja e rezultateve të secilit provim.

ZVAP mbledhin kërkesat për fotokopje nga çdo shkollë dhe i dorëzojnë ato në QSHA brenda 4 ditëve nga shpallja e rezultateve të secilit provim.

Gjithashtu, informohen të gjithë maturantët/kandidatët se kërkesat për fotokopje të testit dhe të fletëpërgjigjes mund të kryhen online në portalin ealbania, duke përdorur shërbimin “Kërkesë për kopje të testit të Maturës”, brenda 3 ditëve nga shpallja e rezultateve të secilit provim.

Pas trajtimit të kërkesës, QSHA do të nisë kopjen e testit për secilin maturant/kandidat që e ka kërkuar atë, në “Hapësira ime”, seksioni “Dokumentet e mia”, në llogarinë përkatëse të çdo maturanti/kandidati, në e-albania. Maturantët/kandidatët do të njoftohen edhe me e-mail, në kohën që shërbimi do t’u kthejë përgjigje.

Ky shërbim ofrohet nga QSHA pa pagesë.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
2 comments
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Zgjidhja e ekuacioneve të fuqisë së dytë me anë të formimit të katrorit të plotë

Next Article

"Mos", një nga fjalët më të shpeshta në fjalorin e prindërve

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): Failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5481