Notice: Function WP_Scripts::add was called incorrectly. The script with the handle "powerkit" was enqueued with dependencies that are not registered: tippy. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.9.1.) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 6131

Zëvendësimi i orëve mësimore të humbura pas tërmetit, ja datat

Më poshtë do të gjeni të gjitha datat se kur do të zëvendësohen orët mësimore të pazhvilluara si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Nga Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar e Ministrisë së Arsimit Rinisë dhe Sporteve është njoftuar për zëvendësimin e orëve mësimore të humbura pas tërmetit që ra më 26 nëntor 2019.  

Në një urdhër të posaçëm që kjo drejtori ja ka shpërndarë DRAP-ve dhe ZVAP-eve, për institucionet arsimore publike dhe private janë caktuar datat për çdo ditë mësimore të humbur në atë periudhë. 

Më konkretisht datat për zëvendësimin e orëve mësimore të humbura pas tërmetit janë këto: 

– Dita e punës 26 nëntor 2019 e caktuar ditë pushimi sipas këtij urdhri, do të zëvëndësohet ditën e hënë më datë 16 mars 2020 në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. 

– Ditët e punës të caktuara ditë pushimi, tri ditë, në shkollat e varësisë së ZVAP-ve Lezhë, Mirditë, Rrogozhinë, Kamëz dhe Kavajë do të zvëndësohen në datat

• 25 janar 2020

• 29 shkurt 2020

• 16 mars 2020 

– Ditët e punës të caktuara ditë pushimi, pesë ditë, sipas urdhrit në shkollat e varësisë të ZVAP-ve Tiranë, Durrës, Vorë, Kurbin, Shijak dhe Krujë do të zëvendësohen në datat:

• 25 janar 2020

• 15 shkurt 2020

• 29 shkurt 2020 

• 16 mars 2020

• 28 mars 2020

KaltraTafani

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Fituesi Luan Topçiu rrëfen për përkthimin më të mirë: Fatin e librit e vendos koha dhe lexuesi

Next Article

Etika e mësuesit, parime të kodit që përmirësojnë punën në shkolla dhe ngrenë figurën e mësuesit

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): Failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5481