Zbukuroni pjatat e fëmijëve tuaj me kreativitet

Në moshën e fëmijërisë së hershme shumë shpesh fëmijët fillojnë të bëjnë naze rreth ushqimeve. Ndaj, ju prezantojmë disa mënyra si të dekoroni pjatën e fëmijës suaj.

Në moshën e fëmijërisë së hershme shumë shpesh fëmijët fillojnë të bëjnë naze rreth ushqimeve. Produkte të reja ushqimore, por edhe produktet ushqimore të cilat i kanë ngrënë më parë, në një moment mund t’i refuzojnë. Kjo mund të ndërlidhet me dëshirën vetjake, që sa vjen e bëhet më e vështirë për prindin.

Nazet në të ngrënë që paraqesin fëmijët e moshës nën 5 vjeç, janë një shqetësim mjaft i shpeshtë për prindërit në ditët e sotme. Shkak për këto naze bëhen një sërë faktorësh, të cilët kanë të bëjnë kryesisht me stilin e ushqyerjes që ndiqet.

Fëmijët ndihen keq dhe çuditshëm nga sjelljet shqetësuese të prindërve se pse ata nuk hanë. Për fëmijët kjo është mëse normale. Në mënyrë që e gjithë kjo situatë të shmanget dhe në mënyrë që të gjithë “të jenë të lumtur”ju prezantojmë disa mënyra si të dekoroni pjatën e fëmijës suaj. 

Në këtë mënyrë ju përdorni ushqimet e piramidës ushqimore, aq të domosdoshme për mirërritjen e fëmijës suaj. Mund ta dekoroni sipas personazheve të tij të preferuar në mënyrë që i vogli ta mbarojë pjatën me shumë dëshirë. Figurat, ngjyrat, dekorimi, mënyra e kompozimit, do të ngjallin mjaft interes tek ta dhe do jua lehtësojnë punën.

P. Shtini

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Plan bullizmi për vitin shkollor 2019-2020

Next Article

Nxënësit njihen me Bazilikën në Elbasan

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427