Writing competition “Fjalë grash”

Jeni një shkrimtare e re, që nuk keni botuar asnjë libër më parë dhe keni një dorëshkrim në sirtar? Shtëpia Botuese Albas në Ditën Ndërkombëtare të Grave fton të gjitha gocat&gratë shqipfolëse të bëhen pjesë e konkursit “Fjalë grash”, për të realizuar ëndrrën e tyre.

Shtëpia botuese Albas në Ditën Ndërkombëtare të Grave fton të gjitha gocat&gratë shqipfolëse të bëhen pjesë e konkursit “Fjalë grash” nga data 8 mars-30 prill. Thirrja është e hapur për moshat nga 20-35 vjeç.

“Jeni një shkrimtare e re, që nuk keni botuar asnjë libër më parë dhe keni një dorëshkrim në sirtar? Atëherë, mos ngurroni të na dërgoni… Dorëshkrimi që do të përzgjidhet nga juria, do të botohet nga shtëpia jonë botuese.”

Kjo mundësi krijohet në kuadër të mbështetjes që ALBAS u ofron gjithmonë shkrimtarëve të rinj, duke pasur në politikat e saj të botimit këtë kategori. Dokumentacioni përkatës (dorëshkrimi, letër motivimi, jetëshkrimi i autores) duhet dorëzuar brenda datës 30 prill, ora 12:00, në adresën elektronike botime@albas.al

Katër arsye pse nuk duhet ta humbisni këtë konkurs:

1- statusi që po i jepni vetes si aspiruese në botën e letrave. Fitorja e parë nis duke i dhuruar vetes perspektivën e të qenit shkrimtare; 

2- paraqitja e dorëshkrimit përpara një jurie mund të jetë motiv që të mos ndaloni së shkruari; 

3- ndërmarrja e hapave drejt suksesit, duke fituar zërin që ndoshta ju mungon në përditshmëri;

4- çmimi do t’ju ndihmojë ta bëni ëndrrën tuaj realitet.

Dorëshkrimi fitues do të përgatitet për botim nga redaksia jonë profesioniste :), do të shtypet në shtypshkronjën me standarde bashkëkohore, Dea Print, dhe do të shpërndahet në libraritë e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. 

Mos ngurroni të na shkruani!

We can do it! You can do it! 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Dr. Blegina Hasko Bezo: Pse Arsimi Artistik?

Next Article

Shkolla “Përparimi” Reçicë e Madhe, do të jetë pjesë e mobilitetit me nxënës në Portugali

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427