Ka shkuar në rreth 100 milionë numri i fëmijëve në botë të cilët e kanë të pamundur të ndjekin shkollën. Kështu atyre u mohohet menjëherë e drejta për të pasur një të ardhme.
Analfabetizmi në botë ka arritur shifra tejet të mëdha. Tashmë numërohen rreth 100 milionë fëmijë të cilët nuk mund të ndjekin shkollën. Të dhënat janë bërë publike nga Unicef. Më konkretisht janë 123 milionë ose 11.5% e të rinjve nga mosha 6 deri në 15 vjeç të cilët nuk kanë mundur të ulen asnjëherë në bankat e shkollës. Kryesisht ata banojnë në hemisferën jugore të botës dhe janë shumë të varfër. Madje 40% e tyre jeton në varfëri ekstreme. Ndërkohë për t’u marrë në kosideratë është edhe shifra e të rriturve analfabet e cila shkon në rreth 800 milionë, ku pjesa më e madhe janë gra.
Shkaqet e këtij fenomeni
1 – Në shumë vende të jugut të botës, shkollat fillore janë të kushtueshme financiarisht për njerëzit e varfër.
2 -Disa shkolla janë larg shtëpive të banimit dhe kjo e bën të pamundur arsimimin e fëmijëve jo vetëm për shkak të distancës së largët por edhe për shkak të rreziqeve që mund t’u shfaqen gjatë rrugës.
3 – Niveli i mësimëdhënies në disa shkolla është tepër i ulët prej numrit të vogël të mësuesve dhe përgatitjes së tyre.
4 – Në disa raste të tjera prindërit nuk e vlerësojnë rëndësinë e arsimimit të fëmijëve të tyre, ndërsa preferojnë t’i angazhojnë ata me punë të ndryshme fizike.
Pasojat
Fëmijët të cilat nuk dinë të lexojnë dhe të shkruajnë janë të destinuar të jetojnë në varfëri. Sepse për shkak të analfabetizmit ata nuk do të din të njohin të drejtat e tyre dhe si t’i kërkojnë ato, ndërkohë pa pasur një shkollë nuk do të mundet të gjejnë as një punë.
Cfarë mund të bëhet?
Sipas Unicef një nga objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm në këtë drejtim është garantimi deri në vitin 2030 i arsimin bazë fillor për të gjithë fëmijët e botës, kudo që të jenë. Por në ditët e sotme, mbetet ende shumë për të bërë për të arritur këtë qëllim.“Ne dëshirojmë që numri i fëmijëve që nuk shkojnë në shkollë të bjerë në zero. Për ta bërë këtë, ne jemi të përkushtuar të sigurojmë që, në vendet e hemisferës jugore, të gjithë të kenë qasje në arsim. Ne inkurajojmë dialogun midis shoqërisë civile dhe institucioneve, ne ndërtojmë qendra arsimore në komunitetet më të pafavorshme dhe kryesisht u drejtohemi grave dhe fëmijëve”, thuhet në një deklaratë të dalë në faqen zyrtare të Unicef.
Nanila Bicaku
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.