Urimet që vijnë në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare nga shkollat brenda dhe jashtë vendit

Shkolla të ndryshme brenda dhe jashtë vendit kanë zgjedhur mënyra shumë të bukura për të përkujtuar gjuhën amë, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare. 

Padyshim që aktivitet e zhvilluara në shkollat brenda territorit gjeografiko-politik të Shqipërisë, janë të rëndësishme, por kur shikojmë që këto aktivitete marrin jetë edhe në shkollat shqipe në Gjermani apo Zvicër, atëherë ndjejmë sigurinë se kjo gjuhë do të trashëgohet edhe tek të rinjtë të cilët po rriten jashtë kufijve. Ndaj, shumë mirënjohje për mësuesit, të cilët me shumë përkushtim e dashuri, përcjellin gjuhën tonë. 

Aktivitetet në shkollën “Luigj Gurakuqi”

Në shkollën “Luigj Gurakuqi”, kjo ditë u përkujtua përmes diskutimeve dhe interpretimeve. Ky aktivitet u shtri në të trija ciklet. Pati diskutime mbi ngjarjet e rëndësishme të gjuhësisë shqiptare, figurat e shquara dhe kontributi i tyre për këtë gjuhë. Ndërsa interpretimet e poezive, shprehnin dashurinë për gjuhën tonë të bukur shqipe.

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare në shkollën “Luigj Gurakuqi”

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare në shkollën “Luigj Gurakuqi”

Shkolla “Aleks Buda”

Kjo shkollë, zgjodhi që aktivitetin ta përkujtonte përmes krijimeve të nxënësve, në të cilat mbizotëronte piktura, poezitë e shkruara në postera, si dhe punime artizanale.

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare në shkollën “Aleks Buda”


Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare në shkollën “Aleks Buda”

Shkolla Shqipe Ostermundigen Bern.

Shkolla shqipe në Bern, pati një aktivitet të gjerë e me shumë pjemarrës, nën moton:

HUMBE GJUHËN, JE I HUMBUR,

MËSOVE SHUMË GJUHË, JE I FITUAR

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare në shkollën shqipe Ostermundigen Bern

Shkolla “Lidhja e Prizrenit”, Paskuqan

Gjuha është pjesë e pandashme e identitetit të një populli me anë të së cilës shprehet shpirti dhe kultura e tij. Gjuha e një populli, zhvillimi i saj, e folura e tij, dashuria ndaj saj dhe promovimi i saj tregon, në fakt, kulturën që mbretëron brenda pjesëtareve të atij populli, asaj shoqërie.

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare në shkollën “Lidhja e Prizrenit”, Paskuqan


Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare në shkollën “Lidhja e Prizrenit”, Paskuqan

Shkolla Shqipe Lapsh-Zürich zgjedh poezinë, për të kremtuar këtë ditë ditë. Ja dedikimi që i kushtuan gjuhës amtare ditën e sotme. 

Në vëmendjen e bashkëkombësve tanë po sjellim një poezi të poetit, publicistit e atdhetarit të çmuar Hil Mosit, (nesër është 87-vjetori i vdekjes së tij).

GJUHËS SHQYPE

Gjuh’ e ambël, gjuh’ amtare,

Je e ambla gjuh’ shqyptare!

Gjuh’ e nalt’ për perëndi,

T’cilt ndër kohët që ka mot shkune

Mi Tomorr të përdorune;

Gjuh’ e ambël, plot dashtni!

Gjuh’ e shpejt’ e kaq e motçme,

Gjuh’ sokole der n’dit t’sotshme,

Shoqen tande kund s’e gjen!

Zoti ty këtu t’ka çumun:

T’rrebt e t’bukur e t’kullumun;

Kshtu gjithmon ti ke me ken.

Gjuh’ që t’foli Skanderbegu,

Dhe ndër t’par’ qe Naim Begu,

Që me shkrim të pat lartësu.

Ty t’kan’ fol’ shum’ kapidana,

Burra t’rrebt, si t’ishin zana;

Gjuh’ e rrebt, ti qofsh nderu!

Gjuh’ e bukur si pranvera,

Ti s’do t’quhesh ma e mjera,

Se na dona ty me t’rritë.

Bashk me tjera shoqe tuja,

Se ma s’don zhele t’huja,

Veç dum ty me t’pa në dritë

N’Vjenë, 14.I.1907

Shkolla 9-vjeçare “Besëlidhja”, i bashkohet kështu këtij aktiviteti


Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare në shkollën “Besëlidhja”


Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare në shkollën “Besëlidhja”


Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare në shkollën “Llukë Mita”


Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare në shkollën “Llukë Mita”


Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare në shkollën “Gjin Pjetri”, Laç


Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare në shkollën “Gjin Pjetri”, Laç

P. Shtini

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Drejtoresha e QKLL, Alda Bardhyli: Shqipëria duhet t’u bashkohet vendeve që kanë një ligj për gjuhën

Next Article

Mësimi i tabelës së shumëzimit, mënyra argëtuese dhe të lehta për nxënësit e klasave fillore

Related Posts