Udhëzuesit lëndor të lëndëve për arsimin e mesëm të ulët

Udhëzuesi lëndor i lëndëve për arsimin e mesëm të ulët trajton të gjitha aspektet e kurrikulës që nga planifikimi i kurrikulës, metoda të mësimdhënies, të nxënit e nxënësve, vlerësimin e të nxënit në kontekstin e zhvillimit të kompetencave gjatë zbatimit të programeve të historisë, klasa 6-9. Në këtë udhëzues janë kombinuar materiale për zbatim e kurrikulës me kompetenca nga eksperienca dhe praktikat më të mira të mësuesve në shkollë.

Udhëzuesi për zhvillimin e lëndëve, në arsimin e mesëm të ulët është produkt i konsultimeve dhe i diskutimeve me mësues dhe me specialistë të kësaj lënde në këtë cikël shkollimi.

Në të do të gjeni:

  • Rëndësinë e secilës lëndë në arsimin e mesëm të ulët;
  • Synimet e mësimdhënies dhe të nxënit në lëndën të ndryshme;
  • Risitë e lëndëve;
  • Modele të zhvillimit të kompetencave kyçe nëpërmjet kompetencave të lëndës;
  • Integrimin e lëndës;
  • Metodologjitë për zhvillimin e lëndës;
  • Modele të planifikimit ditor;
  • Lloje të planifikimit vjetor;
  • Planifikim sipas periudhave;
  • Mënyrë e detajuar si të realizoni vlerësimin e nxënësve;
  • Si realizohet vlerësimi i vazhduar (për të nxënë);
  • Si realizohet vlerësimi i të nxënit (testi përmbledhës);
  • Si realizohet vlerësimi i portofolit lëndor;
  • Si realizohet vlerësimi periodik dhe ai përfundimtar;
  • Ç’janë nivelet e arritjeve?;
  • Vetëvlerësimi dhe vlerësimi i nxënësit nga nxënësi;
  • Kriteret e hartimit dhe vlerësimit të testit;
  • Parimet e hartimit të testeve nga mësuesit;
  • Llojet e pyetjeve që gjenden në teste (raste konkrete);
  • Modele testi;
  • Projektet kurrikulare;

Çdo informacion i domosdoshëm për mësuesit e arsimit të mesëm të ulët,  i gjejnë në këto matëriale, mbi  këto lëndë: Histori, Matematikë, Gjuhë Shqipe, Fizikë, Gjuhë e huaj, Kimi, Biologji, Edukim fizik, Geografi dhe Art Pamor.

IZHA

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Bashkëbisedimi i ministrit Bytyqi me nxënësit e shkollës Xhevdet Doda, Prishtinë

Next Article

Fëmijët me aftësi ndryshe, Lorela Garuli: Të forcohet roli i psikologut në çerdhe dhe kopshte.

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427