Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini ka publikuar së fundmi një udhëzues të përditësuar për mësimin në kushtet e shtëpisë, në të cilin janë marrë parasysh dhe integruar ndryshime të sugjeruara nga mijëra mësues, nxënës dhe prindër.
Udhëzuesi ka për qëllim të orientojë mësuesit në punën e tyre për zhvillimin e mësimit në kushtet e shtëpisë, përtej fazës fillestare dy javore të mbylljes së shkollave për shkak të Covid-19.
Brenda këtij dokumenti, janë listuar të gjitha, udhëzues të ndryshëm, modele testesh për provimet kombëtare, platforma online, si dhe video tutoriale, të cilat mbështesin mësuesit në punën e tyre.
Mësimi në kushtet e shtëpisë ka për qëllim t’i mbajë nxënësit të angazhuar me përmbajtjen lëndore dhe përforcimin e njohurive të fituara deri tani për të mos u shkëputur nga procesi i të nxënit, deri në rifillimin e procesit mësimor të rregullt.
Udhëzuesi në PDF
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.