Udhëzues kurrikular lëndor për teatrin

Udhëzuesi për zhvillimin e kurrikulës së re të teatrit në AMU dhe AML synon t’u vijë në ndihmë mësuesve të teatrit, duke dhënë modele sugjeruese lidhur me kurrikulën e re të kësaj lënde. Udhëzuesi merr përsipër të sqarojë dhe udhëzojë të gjithë mësuesit në lidhje me një sërë dokumentacionesh që i duhet çdo mësimdhënësi të përgatisë gjatë vitit shkollor. Ato janë modele të planifikimit të mësimdhënies vjetore, planifikimin e periudhës dhe planifikimi ditor, vlerësimi i nxënësve, modele për kuptimin e temave ndërkurrikulare, projektit apo dhe plotësimi i portofolit të nxënësit.

Ky udhëzues iu shërben prindërve për qëllime informimi, si dhe specialistëve të arsimit për të monitoruar ose mbështetur shkollat e arsimit të mesëm të ulët dhe atij të mesëm të lartë.

Udhëzuesi i hartuar i shërben nxënësit, për zhvillimin e kompetencave kyçe të të nxënit gjatë gjithë jetës dhe të kompetencave të lëndës së teatrit, në mënyrë që ai të përballojë sfidat e jetës dhe të integrohet në shoqëri.

Mësuesit, për planifikimin, realizimin dhe vlerësimin e veprimtarisë mësimore dhe arritjeve të nxënësve në klasë dhe jashtë saj.

Prindit, për njohjen e rezultateve të pritshme të fëmijëve dhe kritereve të vlerësimit në periudha të caktuara.

Specialistit të arsimit, për të monitoruar ose për të mbështetur shkollat.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

"Rrno për me trgue" në skenën e shkollës Jakov Xoxa

Next Article

Ese: Mjedisi dhe njeriu

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427